Sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu priti Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, E.S. Songul Ozan.
Deputeti Genci Nimanbegu e njohtoi Ambasadoren Ozan mbi situatën politike dhe sfidat që janë aktuale në Malin e Zi nga pikëpamja e Listës Shqiptare. Situata në Mal të Zi është politikisht e vështirë dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve.
Lista Shqiptare është e përkushtuar të kontribuojë në vazhdimin e bashkëpunimit më të mirë me Turqinë dhe gjithashtu të mos rrezikojë rrugën Euro-Atlantike të Malit të Zi, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi dhe veçanërisht për komunitetet pakicë.
Ambasadorja Ozan vazhdoi angazhimin e saj të madhë për forcimin e marrëdhënieve të mira të Turqisë me Malin e Zi.
Forca e Re Demokratike