Ditën e diele në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit u mbajt turneu XIV-të ndërkombëtar i karatesë ”ULQINI OPEN 2015”.
Turneu “ULQINI OPEN 2015” përkoi edhe me 40-vjetorin e klubit të karatesë “Ulqini” i cili ishte edhe organizator i këtij aktiviteti.
Organizim perfekt, interesim i jashtëzonshëm, qëllimi i justifikuar – këto mund të jenë një përmbledhje e shkurtër e gjithë asaj që u zhvillua sot në sallën e e shkollës ”M.Tito” në Ulqin.
Edhe pse lufta për vende nderi dhe medalje ishte mjaft e forte binte në sy gëzimi i madh sidomos te karatesitat e vegjël për sukseset e arritura.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë klube dhe garues nga i gjithë rajoni si nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia etj.
Pse e ka emnin kja shkoll “Marshall Tito NË ULQIN? Pse jo Mujo Cakuli (Mujo Ulqinaku) a ndo nji emen tjeter Shqiptarë? E kishin me leju emen Shqiptaresh be Cetin apo Nikshiq?