genjeshtrat-e-mediave-kosovareMediat elektronike kosovare ditën e enjte kanë postuar një lajm të turpshëm dhe që nuk ka të bëjë aspak me të verteten. Bëhet fjalë për një lajm të titulluar   ”Shqiptarët në Tuz dhe Ulqin i martojnë bijtë e tyre me këngë të Cecës”. Duke mos ditur se kush e ka pëpunuar këtë lajm nga gazeta serbe Blic, dhe sa lehtë e kanë besuar  dhe aq shpejt e kanë postuar na duhet që ti publikojmë të tre adresat të cilat mundëm që ti gjejmë dhe që e kanë publikuar këtë lajm. Bëhet fjalë për këto adresa:
http://lajmi.net/
http://www.indeksonline.net/
http://www.telegrafi.com/

Nëse qëllimi i informimit është shpifja kësaj radhe këto mediume ia kanë arritur qëllimit.

Më poshtë mund të lexoni të plotë lajmin.

Shqiptarët në Tuz dhe Ulqin i martojnë bijtë e tyre me këngë të Cecës

Hitet e këngëtarëve të njohur serbë janë ta pashmangshme në dasma të shqiptarëve, pasi që të posa martuarit dhe mysafirët shpesh kërkojnë të dëgjojnë dhe argëtohen me këngë të tyre. Mirëpo, në anën tjetër, në Kosovë nuk ka shans të dëgjosh muzikë serbe, pos në “enkalavat” serbe.
 
Në Malin e Zi, në vendet ku me shumicë jetojnë shqiptarët – në Tuz dhe në Ulqin, këngët e yjeve të folk muzikës serbe janë në listën e këngëve më të popullarizuara. Sipas gazetës serbe Blic, pothuajse nuk ka dasmë shqiptare ku nuk dëgjohet kënga e Cecës, Millorad Iliqit, apo asaj Dragana Mirkoviq. Gjithnjë sipas kësaj gazete, për t’iu kënduar bendi muzikor ndonjë nga hitet e këngëtarëve të përmendur serbë, shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë edhe 500 euro. Ndërkaq, thuhet se këngët e tilla dëgjohen edhe nëpër kafene dhe kafiteri të Shkodrës.
Svetllana – Ceca Razhnjatoviq i tha Blicit që e di se popullata shqiptare në Malin e Zi di përmendsh pothuajse të gjitha këngët e saj. “Më vjen mirë që shqiptarët i duan  këngët e mia. Muzikën nuk bën ta kërcënojnë politika dhe ekonomia, sepse ne këngëtarët kemi misionin të bashkojmë njerëzit sado që të kenë bindje armiqësore. Më ka ndodhur të takohem me njerëz nga ai nënqiell dhe të gjitha kanë qenë jashtëzakonisht miqësorë ndaj meje”, tha kjo këngëtare , e cila njihet edhe si e veja e kriminelit të dëshmuar (të vrarë tashmë), Zhelko Raxhnjatoviq-Arkan.
Ndërkaq, Mirosllav Iliqin pikërisht shqiptarët e kishin angazhuar javën e kaluar në hotelin Splendid si mysafir special për të kënduar disa këngë të tij.
“Më përqafonin dhe më flisnin se sa më duan dhe adhurojnë. Madje, kërkuan edhe t’iu këndojë këngët që ata i dëgjojnë më së shumti në mbrëmjet e ndryshme argëtuese”, tha Iliq.
Kjo gazetë shkruan se në mesin e shqiptarëve në këtë vend janë të popullarizuar edhe disa këngëtarë të tjerë, kryesisht myslimanë, por edhe ai malazez Danijel Alibabiq.
Mirëpo, në Kosovë, si shkruan kjo gazetë beogradase, muzikën serbe nuk ke shans ta dëgjosh pos në enklavat serbe. Pas konfliktit të vitit 1999, rinia në Kosovë pothuajse as nuk flet serbisht.

By admini

One thought on “Gënjeshtrat e mediave kosovare – ”Shqiptarët në Tuz dhe Ulqin i martojnë bijtë e tyre me këngë të Cecës””
  1. Pa çfar rrene ka ktu. Kjo per Miroslav Iliqin isht e vertet, edhe per shqiptart e Shqipris qe ndegjojn muzikën sërbe, kjo gja dihet edhe nuk esht e re, edhe esht 100% e vërtet se shqiptarët në Mal të Zi ndëgjojnë muzikën sllave në vende argëtimi, edhe nuk ka çka me na ardh keq nase dikush na thot të vërtetën në sy, vetëm nuk është plotësisht e vërtetë puna e darsmave, aty kryesisht ndëgjohet muzika shqip, por këndohen edhe këngë të gjuhëve tjera për hir të mysafirve të ftuar të kombësive tjera, por gjithsesi është e vërtet që një pjesë e shqiptarëve në Ulqin jan të asimiluar, dhe kanë marre ti thojnë vedit shqiptar, dhe në darsmat e tyre sigurisht që mbizotron muzika sllave.

Comments are closed.