Automjeti-permbysur-kllezen
Foto: Fikret Hajdinaga

Në orën 14:50 të ditës së sodit Shërbimi i mbrojtjes së qytetit të Ulqinit  ka marrë një informacion se në rrugën Ulqin – Katërkollë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Më të marrë informacionin punëtoret e këtij shërbimi kanë dalur në vend të ngjarjes.

Në vendin e quajtur Kllezen një automjet i tipit ”Golf 5” ka rënë prej një lartësie prej 12m me çrast janë lënduar dy veta.

Siç mësohet nga Shërbimi i mbrojtjes së qytetit të Ulqinit në këtë aksident  është lënduar rëndë një grua dhe vetë ngasësi i automjetit Jetmir Cukoviq.

Të dy të lënduarit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Tivarit.

 

 

 

Video: Fikret Hajdinaga

By admini