Në Mal të Zi sot u  mbajten zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Dalja në këto zgjedhje ishta masive dhe numri i daljes prej 75,9 % është dëshmi e kësaj.

Interesant është edhe rezultati në korpusin shqiptar ku diferenca në mes listave shqiptare është shumë e vogël, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë Koalicioni Shqiptar “Bashkë nje za PD, UDSH dhe LD në MZ” ka fituar 1,1% të votave kurse Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj ka fituar 1,3%.

Në bazë të këtyre rezultateve të du koalicionet shqiptare në Parlamentin e ri në Mal të Zi do të kenë nga 1 deputet.

By admini