Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve.
Sipas rajoneve, në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.
Sipas Komisionit shtetror të zgjedhjeve, deri në orën 11 në Ulqin kanë votuar vetëm 37 % të votuesve që është përmirësim i vogël por akoma shumë nën nivelin shtetror. Situata në Guci është edhe më keq ku dalja është në shifrat 27 % kurse në Tuz dalja eshtë realtivisht e mirë ku kanë votuar afër 48 % e votuesve
Shqetsuese: Ulqini me daljen më të ultë në zgjedhje nga të gjitha komunat në Mal të Zi
Deri në ora 11 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 35,4% të votuesve apo rreth 189 000 votues.
Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 35,8 %, në veri të Malit të Zi 31.7 % kurse në jug 37.1 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.
Sipas Komisionit shtetror të zgjedhjeve, deri në orën 10 në Ulqin kanë votuar vetëm 8% të votuesve që paraqet shifrën më të ultë në tërë Malin e Zi. Njëjtë është situata edhe në Guci ku dalja është në shifrat 8,01% kurse në Tuz kanë dalur 14,45% të votuesve.
Deri në ora 10, sipas Komisionit shtetror të zgjedhjeve në Mal të Zi kanë votuar 23,05%.