Shkolla e mesme Ulqin

Fillimi i vitit të ri shkollor në Mal të Zi, me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, u shty në 1 tetor.

Ky vendim i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi u morë për shkak të vlerësimit të autoriteteve shëndetësore se fillimi i rregullt i vitit shkollor, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve për shkak se situata epidemiologjike ende është e pasigurt edhe komplekse, transmeton Ulqini Online.

Nga kjo ministri më tutje thuhet se sistemi arsimor ishte i gatshëm për fillim të vitit shkollor në kohën e duhur por ky vendim u mor ekskluzivisht me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

By admini