Arlinda-osmaniNga Arlinda Osmanoviq

Me daten 27.03 u themelua Bashkimi i pare i nxenesve te shkollave te mesme te Malit te Zi.

Projekti eshte financuar nga fondacioni gjerman Schuler Helfen leben, por i udhehequr nga organizata joqeveritare Juventas. Qellimi i ketij projekti dhe Bashkimit te nxenesve te Malit te Zi eshte qe te permirsojne kushtet e adoleshenteve ne Mal te Zi, qe ti zhvendosin kufinjte e te drejtave tyre, ti shprehin qarte deshirat dhe te luftojne qe zeri i tyre te degjohet.

Organizata e ka formen e parlamentit te Malit te Zi. Perfaqsuesit jane nxenesit e shkollave te mesme nga i gjithe Mali i Zi dhe organizata ka organet kompetente: 7 anetare te komitetit drejtues, kryetarin, nenkryetarin dhe sekretarin si edhe anetaret plotesues.

Ulqini pati dy perfaqsuese ne séancen e fundit (Arlinda Osmanoviq dhe Florinda Xhaferoviq). Ato premtojne qe nxenesit do te kene drejtat e tyre dhe si pjesemarrese te programit jane ndare teper te kenaqura.Theksojne se ndryshimet per te mire do te ndodhin doemos sepse te rinjte jane ato qe vendosin per te ardhmen.

E ardhmja e tyre eshte drita e se nesermes.

By admini