Zgjedhja e profesionit për studentët e ardhshëm është një nga temat me delikate në jetën e të rinjëve.

Të gjithë ne, të paktën disa herë gjatë jetës tonë e kemi imagjinuar vetën duke jetuar jetën në maje. Shpesh shohim filma, seriale televizive, ose ndoshta edhe emisione e dokumentarë ku paraqiten figura për të cilat me të vërtetë mund të themi se kanë arritur kulmet e suksesit në karierë.

Si njerëz, jemi të prirur që ta shohim vetëm suksesin dhe gjërat të tjera që vijnë si rezultat i tij. Çfarë ne nuk shohim (ose nuk duam të shohim) është procesi i punës dhe sakrificës e cila patjetër duhet të bëhet në mënyrë që të mbërrini aty ku keni dëshirë ta shihni vetën. Asnjë gjë e vlefshme në jetë nuk arrihet për një ditë ose për një javë – është thjesht fakt të cilin duhet ta pranoni si të tillë, në mënyrë që të ndërtoni disciplinë dhe shprehi të punës.

Mos i lini të tjerët (qoftë edhe prindërit) të ua zgjedhin profesionin dhe mos e zgjedhni profesionin në bazë të ideve se cili profesion mund të ju sjell më shumë përfitime. Profesionin duhet ta duani dhe vetëm ju mund të dini për vetën e juaj se çfarë ju fle më shumë në zemër – askush tjetër.

Eksperimentoni me profesione të ndryshme përpara se ta bëni zgjedhjen finale.Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të regjistroheni për klasë falas përmes internetit, të vijoni ndonjë trajnim ose të mësoni një shkathtësi të re vet. Sfidoni vetën dhe mësoni gjëra të ndryshme. Me kohë do e kuptoni se a doni të vazhdoni të bëheni profesionist i asaj lëmie apo doni të vazhdoni të provoni gjëra të tjera.

Zbuloni talentet e juaja. Janë thjeshtë disa gjëra të cilat çdo njëri mund t’i bëj më mirë se ne të tjerët. Zbuloni se çfarë është ajo gjë për ju. Ka shumë personalitete të cilët me ose pa ndihmën e shkollës kanë arritur shumë larg sepse e kanë ditur që e kanë një talent dhe e kanë shfrytëzuar në profesionet e tyre. Shembulli më i mirë ndoshta është ish-presidenti Amerikan Bill Clinton. Presidenti Clinton ka një talent të rrallë i cili ia mundëson të mbajë në mend fjalime të gjata dhe t’i mbajë ato para audiencave të ndryshme. Për këtë arsye, edhe pas përfundimit të mandatit të tij ai shpesh ftohet nga kompani të ndryshme (për shembull nga Samsung) që të bëjë prezantime dhe fjalime për ta.

Zgjedhja e rrugës së karrierës

Procesi i zgjedhjes së profesionit të ardhshëm është një hap shumë i rëndësishëm. Ky proces kërkon grumbullimin e informacionit. Shpesh zgjedhja e gabuar e karrierës për shkak të mungesës së udhëzimeve ose zgjedhjes së dobët dërgon drejt zhgënjimit dhe stresit. Shumë herë njerëzit përcaktohen për ofertën e parë që u është bërë atyre pas diplomimit ose shkollimit, pa kuptuar efektet e padurimit të tyre. Vetëm pas disa ditësh pune, ata e kuptojnë se mund të kishin një punë më të mirë, ose e kuptojnë që kanë marr një vendim të gabuar. Zgjedhja e një profesioni bëhet edhe më e vështirë kur mendimet e miqve dhe të prindërve të fusin në një situatë konfuze dhe marrja e një vendimi bëhet pothuajse e pamundur.

Ka shumë metoda të ndryshme që mund të përdorni kur vjen puna për të zgjedhur dhe planifikuar karrierën tuaj në mënyrë efektive. Ndiqni këto tre hapa të thjeshtë: reflektimi, eksplorimi dhe planifikimi.

Hapi 1 – Reflektimi

 Para se të filloni të planifikoni lëvizjen tuaj të ardhshme dhe të filloni të zgjedhni një rrugë karriere, duhet të zbuloni më shumë për interesat, preferencat, vlerat dhe aftësitë tuaja, atë çka ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen. Mund të filloni duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

  • Cilat janë interesat e mija?
  • Çfarë më pëlqen të bëj në kohën e lirë pas shkolle?
  • Cilat janë aftësitë e mija?
  • Në cilat gjëra jam më i/e mirë?

Po ashtu, ju mund t’i nënshtroheni testeve të karrierës IVAP dhe Basic Check në Busulla.COM. Këto teste ndihmojnë në njohjen e vetvetes dhe identifikimin e profesioneve më të përshtatshme të ndërlidhura me përgjigjet e juaja.

Hapi 2 – Eksplorimi i profesioneve

Bota e punës po ndryshon gjatë gjithë kohës. Për të planifikuar karrierën tuaj, do të duhet të gjeni më shumë informacione rreth llojit të vendeve të punës që ekzistojnë dhe cilat mund të jenë më të kërkuarat në të ardhmen. Për të marrë një frymëzim, mund të hidhni një vështrim në Busulla.COM ku mund të gjeni listën e profesioneve me përshkrime të shkurta për shkollimin e nevojshëm, aktivitetet e profesionit, shkathtësitë që nevojiten, aktualitetin, pagën etj.

Hapi 3 – Planifikimi i rrugës së karrierës

 Pasi të keni bërë një listë me profilet e profesioneve në të cilat e gjeni veten, përgjigjuni në këto pyetje:

  • A mund ta filloj këtë profesion menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme?
  • A mund të bëj një punë praktike?
  • A duhet të marr disa kualifikime për këtë lloj pune?
  • A kam nevojë ta zhvilloj besimin dhe aftësitë e mia?

Bëni një plan rezervë!

Edhe nëse e keni të qartë rrugën e karrierës që do të ndiqni, gjithmonë mbani një plan rezervë pasi që jo gjithnjë gjërat shkojnë ashtu siç kemi planifikuar.

Temë nga projekti “Shkruaj, lexo dhe fol shqip”, një pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini