TIRANE – Në Kosovë do të mbahet ditën e sotme takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Transportit të Ballkanit Perëndimor, në vijimësi të samitit të Berlinit që u organizua nga kancelaria gjermane Angela Merkel.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur në projektin e autostradës së kaltër, si një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në postimin e tij Kryeministri Rama thekson se ky projekt është frut i parë i Konferencës së Berlinit që parashikon nisjen e projektit të autostradës së kaltër. Ky projekt synon lidhjen e bregdetit të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Fruti i pare i Konferences se Berlinit fillojme projektimin e autostrades se kalter qe do lidhe bregdetin e Kroacise Malit te Zi Shqiperise!” shkruan Rama