
Këtu e 15 vjetë më parë, në skenën politike kosovare, lindi si fryt i vazhdueshë i protestave të studentëve, pakënaqësisë së rinisë kosovare, në periudhën e para, gjatë dhe pasluftës së 99-tës, subjekti politik LVV si imperativ i kohës ku protagonist kryesor ishit Ju personalisht dhe me mbështetje të gjithëpëtfshirëse, krysisht nga studentë dhe rinia kosovare, kështu thuhet në një urim të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi të nënshkruan nga kryetari i saj Saubih Mehmeti.
Shumë shpejt Lëvizja Vetëvendosje u determinua qartë përmes programit të saj politik e ekonomik, kombëtar e shtetëror, gjithnjë në interest të pavarësisë së Kosovës, e që përkon me përvjetorin e LVV-së, për integrimin e Kosovës dhe popullit të saj në strukturat Euroatlantike, zgjidhjes së statusit të Kosovës në raport me Serbinë dhe jo vetëm, vazhdon kumtesa.
Lëvizja Vetëvendosje, edhe përkundër thyerjeve, që zakonisht janë karakteristika të partive shqiptare, pas 15 viteve aktivitet politik, arriti të jetë partia më e besueshme në Kosovë, me ç’rast në Zgjedhjet e 06 tetorit 2019 rezultoi më e votuara, duke rritur shpresën, se politika në Kosovë është në rrugë, drejtë demokratizimit të shoqërisë dhe e gatshme të qeverisë në interes të qytetarëve të Kosovës, ndërtimit të shtetit ligjor dhe të përballet me të gjitha sfidat që mund të përballet
I dashur Albin, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, dhe në emrin tim personal ju urojmë nga zemra, 21 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës e njëherit edhe 15 – vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe politike në Kosovë, përfundon urimi i LD në MZ të nënshkruan nga kryetari i saj Saubih Mehmeti.