Pika kufitare Sukubinë – Muriqan

Nga e hëna, nga 1 qershori, Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi ka vendosur të lejojë qytetarët nga 26 vende që të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive COVID-19 është më pak se 25 për 100,000 banorët në vendin nga i cili vjen, mësohet nga ky institucion, transmeton Ulqini Online.

Sipas këtij vendimi, Mali i Zi hap kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë. Jashtë këtij vendimi mbetet Serbia.

By admini