Nishani-te-varri -Ymer-prizrenitPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në fund të vizitës së tij në Mal të Zi vizitoi edhe qytetin e Ulqinit. Në fillim ai u takua me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjekën i cili kërkoi që  investitoret shqiptarë të investojnë në qytetin e Ulqinit.

Pikë interesante e vizitës së presidentit Nishani ishte vizita dhe vendosja e një kurore tek varri i Ymer Prizrenit, themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, varri i të cilit gjendet në varrezat e familjes Mollabeqiri në Mëhallen e Re të Ulqinit.

Nishani poashtu pati edhe një takim  me përfaqësues të partive poltike shqiptare në hotelin Otrant, takim ky i  organizuar nga Këshilli Kombetar i Shiptarëve.

 Video: Shpend Kotori

By admini