Nishani-ne-tuz
Foto: Kristijan Gjokaj

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pasdrekën e së hënës vizitoi edhe Tuzin. Përveç pritjes së ngrohtë që i është rezervuar atij nga malësoret binte në sy edhe një pankartë në të cilën shkruhej, ”Zoti President, Malësia don komunë”.

Presidenti Nishani i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe çështjeve të pakicave kombëtare, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të dy vendet tona si ura lidhëse të qëndrueshme miqësie. Presidenti theksoi se dialogu për këtë aspekt nuk ka munguar, pasi pakicat kombëtare meritojnë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që i garanton Kushtetuta dhe kuadri ligjor i të dy vendeve, por edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Konventa Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, raporton Top Channel.

“Zgjidhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit do të jetë një hapësirë më e madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në të gjithë zonën” – u shpreh Kreu i Shtetit.

 

 

By admini