
Aktivistja e njohur e shoqërisë civile në qytetin të Ulqinit, Drita Llolla, në një shkrim të saj ka reaguar për dy ngjarjet e dy ditëve të fundit, djegia e shkollë në Dacaj të Rozhajës dhe shëmbja e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
”Në vetëm dy ditë shkatërrohen pabesisht dy nyje lidhëse të rezistencës intelektuale, për shqiptarët këtej e andej kufirit, digjet Shkolla fillore në Dacaj dhe shëmbet Teatri Kombëtar në Tiranë. Identiteti shqiptar është ndërtuar mbi bazën e gjuhës e cila mësohej në atë shkollë, ndërsa fryma që e karakterizon e që mbron të drejtën e tij themelore për liri po mbahej gjallë me atë teatër. Sot pa shkollë e pa teatër, si pa zë e pa liri”, shkruan Drita Llolla.