Instituti i shëndetit publik i Malit të Zi ditën e shtune ka dalur me të dhënat me të reja rreth situatës epidemiologjike në këtë shtet.

Nga fillimi i lajmërimit të rastit të parë me koronavirus në Ulqin, 17. 03. 2020, atherë kur edhe u njoftua për dy rastet e para në Mal të Zi, numri i përgjithshëm i të infektuarëve në qytetin tonë ka shkuar në 22 veta. Në ndërkohë nga kjo sëmundje janë shëruar 8 veta, shkruan Ulqini Online.

Aktualisht në Ulqin akoma janë duke u shëruar 14 persona ndersa në nivel të Malit të Zi ky numër është 75 veta. Lajme shumë të mira për Komunën e Tuzit ku për momentin ka vetëm një rast me këtë sëmundje ngjitëse.

Situata sipas komunave është si më poshtë.

Podgorica: 37
Ulqini: 14
Tivari: 8
Plava: 6
Nikshiq: 4
Gucia: 3
Tuzi: 1
Budva: 1
Herceg Novi: 1

By admini