Instituti për shëndetin publikë ka kumtuar se prej dje pas dite deri sot në mëngjes janë analizuar 57 mostra në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infektuara me korona virus. Kjo është udita e dytë që në Mal të Zi nuk ka raste të reja me koronavirus, transmeton Ulqini Online.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mall të Zi, prej fillimit të pandemisë së korona virusit është 321.
Në Podgoricë me Covid 19 janë të infektuar 163 njerëz, në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar 23, në Ulqin 22, kurse në Budvë, Andrievicë e Plavë nga 7 njerëz. Në Biello Pole e Herceg Novi nga kjo sëmundje janë prekur nga 6 njerëz, kurse në Danillovgrad , Tivat e Guci nga tre.