Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, siç shkruan rtcg, ka kërkuar nga ministrat dhe udhëheqësit e institucioneve që, duke filluar prej sot, të përgatisin një planë preciz dhe të qëndrueshëm për zbutjen e masave në fuqi disa faza gjatë 45 ditëve të ardhshme. Ai, ka theksuar se çdo fazë e radhës do të varet nga gatishmëria që të ruhen rezultatet e arritura në pengimin e përhapjes së epidemisë të koronavirusit, transmeton Ulqini Online.

“Ky është parakusht për një rimëkëmbje ekonomike dhe shoqërore “, ka theksuar Markoviiq. Ai ka shtuar se Qeveria dhe trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse do të bëjnë ç’ është e mundur që gjatë javëve në vazhdim, gradualisht dhe me vendosmëri, të krijojnë kushtet për lirimin e potencialit qytetarë, afaristë dhe krijues. “Kemi arritur rezultate të mira në përballimin me epideminë e koronavirusit. Duke i qëndruar besnik detyrës primare në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Mali i Zi, duhet ta vazhdojë jetën e vetë ekonomike dhe shoqërore” ka theksuar Markoviq.

By admini