Foto: PR centar

Drejtori i Institutit të shëndetit publik Boban Mugosha në konferenecën e rrgulltë me gazetarë ditën e premte foli edhe për situatën epidemiologjike në qytetin e Ulqinit.

Ai theksoi se ata “kanë një foto” se si po përhapet infeksioni i virusit të koronës në Ulqin, shkruan Ulqini Online.

“Tani për tani situata është nën kontroll dhe nuk ekziston rreziku i zgjerimit të gjerë nëse respektohen masat që ne këshillojmë. Varet nga sjellja e qytetarëve të Ulqinit”, tha Mugosha.

Numri i përgjithsëm i të infektuarëve në Komunën e Ulqinit ka shkuar në 22 ku 1 person ka humbur jetën ndërsa 3 veta tashmë janë shëruar.

By admini