Nga zyra e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, u njoftuam se Shoqata bamirëse „Jetimat e Balkanit” dhuroi ndihma edhe për Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Tuzit. “Këtyre dy komunave shoqata në fjalë u ka dhuruar nga 100 pako me ushqime dhe mjete higjienike në aksionin të cilin e ka koordinuar Komuna e Ulqinit dhe koordinatori i kësaj shoqate nga Mali i Zi. Për logjistikën e shpërndarjes dhe atë transportit u përkujdesën vullnetarët nga Ulqini e Ana e Malit të cilëve u ndihmuan edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq”, thuhet ndër të tjera në kumtesën për opinion të Shërbimit për informim, të kryetarit të Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Përndryshe, siç na njoftuan nga kabineti i kryetarit, shkruan rtcg, Nrekiq i ka kërkuar Ministrisë së Financave që t’u mundësojnë tërheqjen e 200 mijë eurove që komunës i takojnë nga Fondi Egalizues. Arsye për këtë kërkesë është bllokimi i llogarisë rrjedhëse të komunës si pasojë e një lënde gjyqësore lidhur me një mosmarrëveshje të filluar para 40 viteve.

By admini