Gjithnjë e më të përkushtuar respektimit të masave për pasoja sa më të vogla

Qytetarët në komunën e Tuzit, tashmë kanë hyrë në ditën e 10-të të izolimit, respektivisht të karantinimit të plotë që nga paraqitja e të infektuarve të parë me Covid 19 në këtë komunë. Ajo që duhet veçuar në krye të këtij informacionit, është fakti se banorët e kësaj komune janë gjithnjë e më të përkushtuar respektimit të masave të ndërmarra nga kompetentët në parandalimin e pasojave më të rënda nga përhapja e Corona virusit. Ata konsiderojnë se respektimi i masave të ndërmarra për vetëizolim, ka kontribuar në ngadalësimin e rritjes së numrit të infektuarve, edhe pse me 34 të infektuar aktualisht me Covid 19, është përqindje shumë e lartë për një komunë si Tuzi. Mirëpo në përballje me pasojat e aktuale dhe të mundshme në këtë territor, duhet veçuar edhe funksionimin e e shërbimeve të nevojshme për qytetarët, atë shëndetësor në radhë të parë, të furnizimit me ilaçe të nevojshme për të sëmurët si dhe punën e palodhur të vullnetarëve të cilët në koordinim me shtabin komunal të emergjencave, janë duke ndihmuar të gjithë banorët në territorin e komunës dhe, sidomos, donacionet e shumta nga instituicone, afaristë, shoqata dhe individ, në të holla dhe mjete tjera të nevojshme për banorët e që arrijnë gjithnjë për të ndihmuar në përballje me pasojat nga kjo e keqe që ka përfshirë mbarë botën. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, po ashtu, ka ndërmarr aktivitete të domosdoshme për të ndihmuar prodhuesit e këtushëm bujqësor dhe fermerët, për tu lehtësuar atyre furnizimin me karburante dhe mjete tjera të nevojshme, për aq sa është e mundur, në shpëtimin e sezonit aktual të prodhimtarisë e që është aq e nevojshme për të siguruar sasi sa më të mëdha të ushqimit për banorët.

/Përgatiti, Gjokë Dukaj , rtcg/

By admini