Nga Ali Gjeçbritaj
Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë me 28.03.2020 muar dhuratë me shumë vlerë nga Rotari Clubi I Tivarit
Siç mësohet “Donacionet 10 vjet për 10 shkolla vazhdon, në mënyrë që shkollat e Tivarit të pasurohen dhe të bëjnë përpjekje lidhur me kërkesat e mësimit në distancë/mësimit online/. Kështu Rotary Cklub Tivar para dy ditëve dhuroi donacion shkollës në Krajë : një televizor, një aparat fotokopjimi me skaner dhe pesë kompjuterë të cilët padyshim se do ua lehtësojnë punën mësimdhënsëve dhe nxënsëve në përgatitjën e materialit edukativo arsimor/materialit mësimor dhe për realizimin e programit në distance/programit online/ te mësimit Mësojmë në shtëpi” shprehen në Rotary Club Tivar.
Drejtori i shkollës Beqir Berjashi falenderoi Rotary Club Tivar për donacionin dhe shtoi se kjo dhuratë i ka gëzaur mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, posaçerish sot kur mësimi zhvillohet nga shtëpitë.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës tone të cilët mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe janë të lidhur me grupe në aplikacione të ndryshme të internetit dhe deri më tash kjo formë e punës po funcionon siç duhet dhe ka dhënë ezulltate. Ai gjithashtu vuri në dukje se janë në pritje që organizimi i mësimit në gjuhën shqipe, të cilën e ka paralajmëruar Ministria e arsimit, komunikimi i deritashëm në relacionin nxënës-mësimdhënës-prindër po funkcionon për mrekulli. Ai më këtë rast falenderon posaçerisht prindërit, të cilët në shtëpi ndihmojnë fëmijët dhe respektojnë instrukcionet dhe këshilat e mësimdhënsëve. Në këtë mënyrë nxënësit përvetësojnë njohuri të reja dhe siç po shihet nuk do të mbesin prapa. Duhet theksuar tha ai në fund se nxënësit nga Kraja janë të privuar nga mësimi/orët mësimore/ që jepet në kanalet televizive në gjuhen shqipe, pasi që në trevën e Krajës nuk munt ë shihet gjithëkund TV BOIN dhe TV Teuta.
Përndysha java e parë e mësimit në largësi në bazë të përfundimeve të Aktiveve profesionale dhe Këshullave të klasëve ia ka arritur qëllimit dhe është realizua në tërësi ajo që është synua në këtë shkollë, të vetmin institucion edukativo arsimor ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit.