Nga Beqir SINA New York

STATEN ISLAND NY : Shoqata “Kraja” në New York, e prokupuar me situatën e krijuar edhe në vendlindjen e tyre në Krajë, janë hedhur në një aksion për grumbullimin e ndihmave për bashkëvendasit e tyre në Krajë.  Kjo shoqatë në një njoftim të sajin në faqen zyrtare ka publikuar me moton “ Të bashkuar do të tejkaljomë çdo sfidë” ku me këtë rast ka edhe një thirrje për të gjithë krjajanët në diasporë,:”që të ju gjinden sa më afër vendlindjes së tyre me çdo lloj ndihme që mund të japin ata, pikërisht në këtë situate që po kalon e gjithë bota me koronavirusin e ri COVID-19″. Kështu të paktën shkruan Shoqata “Kraja” në New York, kur thotë : “Me rastin e pandemisë COVID-19 Shoqata Kraja dhe dega e sajë ne vendlindje ka filluar aksionin e shpëperndarjes se produkteve ushqimore për familjet në nevojë. Poashtu Shoqata Kraja do të mbulojë finaciarisht shpenzimet e grupit të grave “Kranjanja” të cilat ne mënyrë vullnetare po qepin maska mbrojtse dhe po i shpërndajn falas ne ambulantën e Ostrosit edhe banorve të Krajës. Ju falëmnderit për kontributin e perkrahjen dhe ju dëshirojmë shendet të mirë gjatë këtyre ditve të vështira dhe Të bashkuar do të tejkaljomë çdo sfidë.- Shoqata Kraja – New York”

By admini