Sipas urdherave te Ministrise se shendetesise, shtetasit te cilet hyjne nga vendet e jashtme, jane te obliguar qe te qendrojne per 14 dite te vetizoluar, dhe ne rast te mosrespektimit te urdherave, do te merren masat nga Prokuroria shteterore.
Gjate ketyre diteve ne Mal te Zi janë evidentuar disa raste të procesuimeve, një ndër ta është edhe qytetari nga Ulqini Sami Flamuri I cili para disa ditësh është kthyer nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet aeroportit Qilipi të Dubrovnikut.
Sami Flamuri ka pershkruar rastin dhe tregon se në kufirin e Malit te ZI me Kroacine, inspektorët i kanë dhënë vendimin për vetëizolim në të cilin, shkruan që ky vendim nuk e kufizon lirinë e lëvizjes dhe ne baze te saj, ai ka dale nga shtepia për të marrë pensionin e nënës së vet në bankë dhe ka vazhduar për të bërë një vizitë në Pyllin e pishave, nga ku e ka postuar nje video dhe me pas eshte larguar ne shtepi. Ai deklaroi se pas ores 19 te asaj mbremje, ne shtepi, e ka kontaktuar policia lidhur me qarkullimin e tij, e kane derguar ne stacion per ti marrë dëshminë mbi arsyet e levizjes dhe me pas e kanë dërguar në karantinën e Podgoricës.
Ai kerrkon nga Qeveria qe t’ia mundesoje kthimin ne shtepi ku gjendet nena e tij, dhe nga ku do te percjell masat e parashikuara, kurse thekson se ndaj Ministrise se shendetit do te ngre padi per vendosjen e tij ne karantine.
Sami Flamuri pohon se eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe gjendet ne karantine ne konviktin studentore ne Podgorice./TV Teuta/