Shkolla e mesme në Ulqin

Nxënësja e Shkollës së mesme ”Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini, Fatjona Lajka, ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë e viteve të III-ta dhe dhe të IV-ta nga Gjuha gjermane në garat republikane të shkollave të mesme në Mal të Zi.

Poashtu suskses ka arritur edhe nxënësi Allmir Doda, po nga Shkolla e mesme ”Vëllazërim Bashkim”, i cili ka arritur të dal i II-ti në garat republikane për vitet e I-ra dhe të II-ta të shkollave të mesme, shkruan Ulqini Online.

Me këtë sukses të nxënësve nga qyteti jonë vazhdon tradita e dominimit në garat nga gjuhët e huaja e sidomos nga ajo gjermane.

By admini