Kur erdh në Kosovë bukuroshja nga Mali i Zi në vitin 2017, disa qeshnin me të por sot qeshja e tyre është ngrirë për një arsye!

Në mes të muajt tetor të vitit 2017 Suzana Ujkiq ishte marr vesh në parim me klubin e hendbollit Istogu, sot është kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës! 

Kur erdh ajo në Kosovë dhe në pranverën e vitit 2018, u paraqit në fushë, nuk ishte në formë aspak dhe kishte 4 vite që kishte pauzuar. Disa nga trajneret që sot nuk punojnë, janë jashtë hendbollit, qeshnin me të si me ariun dhe thoshin: “Bash lojtare paska pru, për bukuri e paskan pru”! 

As që ia mbushte mendjen kujt Suzi se do të bëhej lojtare, sidomos kështu mendonin disa nga ekspertet (femra): “Kurrë ajo nuk bëhet lojtare”. Me kalimin e kohës ajo e rrit formën dhe në finalen e Kupës së Kosovës, në vitin 2018, ishte lojtarja kryesore në fushë, e mund Kastriotin me 20:19 dhe Istogu fiton Kupën e parë!

Qeshja e disave aq e lazdruar e pa vend vije duke u zbehur edhe duke u ngrirë keq. Hiq më larg se dje ajo shpallet lojtarja më e mirë në Koosvë në vijën e mbrojtjes dhe në përbërjen e vitit 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Lojtare me plotëkuptimin e fjalës, lojtare që bart barrën në klub dhe që shumë klube e lakmojnë, por që nuk kanë fuqi financiare ta sjellin në petkun e tyre.

Suzana sot qeshet me sukseset e saja, me lojën që po e bën dhe si fryt i punës së saj, sot është edhe në kombëtaren e Kosovës, e cila e ka marr nënshtetësinë e shtetit ton. Ata që u qeshën në pranverën e vitit 2018 sot nuk janë aktive dhe po shikojnë sukseset e kësaj bukuroshe dhe po habiten me trajnerin e saj, Faruk Shala! Disa që qeshën me të, sot synojnë të rrijnë me Suzin e të mburren që e kanë si lojtare, si aset!/BotaSot/

By admini