Diskursi politik
Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar zhvillimi i bisedave në mes dy subjektëve LVV si partia fituese e zgjedhjeve dhe LDK, si partia e dytë, për të arritur një marrëveshje të koalicionit qeverisës, nuk janë duke ecur sipas parashikimeve të dëshiruara, sepse nga ana e partnerit te mundshëm të koalicionit qeveritar (LDK) janë duke u paraqitur kërkesa joreale duke harruar se ata nuk janë fituesit e zgjedhjeve por partia e dytë, sepse në rend të parë kanë pushtetin përkatësisht benefitet e jo shtetin e qytetarët e Kosovës
Nga Nail Draga
Ndonëse në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, ekzistonte një konsenzus në mes LVV e LDK, si parti opozitare, për të arritur një koalicion parazgjedhor, ide që u mirëprit nga opinioni i gjerë në Kosovë, sepse qytetarët kishin një disponim për ndryshime. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, sepse qeveria aktuale kishte dështuar si rezultat të keqpërdorimit të pozitave të pushtetit, korrupcionit, aferave të ndryshme, nepotizmit etj.
Por, kur në sajë të disponimit të ndërsjellë pritej realizimi një koalicioni të tillë, pengesë u bë bartësi i listës zgjedhore, sepse LDK insistonte që bartës të jetë kandidati tyre, e ku të njëjtën ide e kishte edhe LVV. Duke parë, se bartësi i listës ishte pengesë për marrëveshje të koalicionit parazgjedhor kryetari i LVV A.Kurti paraqiti një propozimin si kompromis të mundshëm ku kandidat për kryeministër do të jetë kandidati përkatësisht deputeti i cili do të votohet më shumë. Ndonëse ishte një propozim i guximshëm dhe korrekt si i tillë nuk u mbeshtet nga LDK, sepse siç dukej ata vlerësonin se do të jenë partia e parë në Kosovë, andaj u vendos që çdo subjekt të dalë veçmas në zgjedhje dhe me kandidatin e tyre për kryeministër. Madje, të gjitha subjektët politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë dalur me kandidatin e tyre për kryeministër, si asnjëher deri më tash. Rezultatët e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përcaktuan fitues të zgjedhjeve për të parën herë LVV(29 deputet) ndërsa subjekti i dytë LDK(28), PDK(24), AAK(13), Koalicioni NISMA(6) dhe përfaqësuesit e pakicave 20 deputet.
Por, mos arritja e koalicionit parazgjedhor, siç duket ishte një sinjal jo i mirë sepse një refuzim i tillë po vazhdon të paktën deri më tash edhe pas zgjedhjeve, duke qenë sindrom i politikës aktuale në Kosovë edhe pse zgjedhjet kaluan në një frymë demokratike sipas standardëve ndërkombëtare si asnjëher deri më tash.
LDK-së nuk i besohet
Nëse nga ana e LDK, do të vazhdojnë më tutje me kërkesa jo reale, në emër të gjoja të balancimit të pushtetit, del se ata nuk janë serioz, apo thënë më qartë nuk e kanë qellim për të arritur koalicionin qeverisës me LVV. Në këtë aspekt ekziston përvoja nga LDK, ku si argument është viti 2014, ku pas ngecjës së formimit të qeverisë për gjashtë muaj, nga deklarimi mohues, përfundimisht LDK iu bashkangjit koalicionit me PDK, duke mohuar qendrimin e mëhershëm, që ishte befasi për opinionin në Kosovë. Mbetet për të pritur bisedat në ditët në vijim dhe ecurinë për marrëveshje të mundur, sepse nga deklaratat e bëra fillimisht së marrëveshja do të arrihet vetëm me LVV, ose do të shkojmë në opozitë, është një obligim që duhet mbajtur para elektoratit të tyre votues, nëse në ndërkohë nuk ndryshojnë qendrimin e tyre politik.
Presidenti të zgjidhet nga qytetarët
Gjatë takimeve për arritjen e koalicionit qeverisës, fillimisht në mes tjerash si pengesë është paraqitur çështja e presidentit, ku ambicie nga ka paraqitur LDK, duke e vendosur ate si kusht në aktin e marrëveshjes qeveritare. Ndonëse një kërkesë e tillë nga ana e LVV është refuzuar, duke marrë parasysh së mandati i presidentit ka afat më tepër së një vit, dhe për atë çështje do të diskutohet në kohën e duhur. Por, insistimi nga LDK që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes, duke e mbeshtetur LVV me vota në Kuvendin e Kosovës, u dëshmu së kemi të bëjmë me kërkesa ekskluzive politike partiake. Por, në takimet e fundit, për të arritur një kompromis dy palësh, nga ana e LVV hoqen dorë nga çështja e presidentit, duke ia dhuruar LDK, ku duhet të votohet në Kuvend në prill të vitit të ardhshëm.
Duke marrë parasysh skenën politike në Kosovë në lidhje më çështjen e presidentit mendoj së është e udhës, që presidenti të zgjidhet direkt nga qytetarët, siç veprojnë në vendet e ndryshme në regjion dhe më gjerë. Në këtë aspekt, duhet të ekzistojë konsenzuesi i subjektëve parlamentare për të ndryshuar kushtetutën, ku besoj së është në favor të kapacitetit demokratik të subjektëve politike, ku do të ishte një respekt ndaj qytetarëve në përgjithësi dhe elektoratit votues në veçanti. Një veprim i tillë do të eliminonte statusin partiak të presidentit, duke qenë i votuar nga populli, e jo deputetët e partive politike, që varësisht prej disponimit e interesave të tyre mund ta shkarkojnë kur ata dëshirojnë.
Pikërisht po, të ishte i zgjedhur nga populli, pozita e presidentit nuk do të ishte pjesë e pazarëve politike në kuadër të marrëveshjës së koalicionit qeverisës, siç është për momentin situata në Kosovë. I mbetet obligim moral dhe shtetëror që përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës të angazhohet në këtë drejtim për të marrë vendime në favor të demokracisë për të zgjedhur presidentin nga qytetarët sipas standardëve ndërkombëtare, e jo ai të mbetet peng i partive politike.
Qytetarët e duan ndryshimin
Përfundimisht, ndonëse nuk ka ndonjë përcaktim kushtetues në lidhje me afatin e formimit të qeverisë së re në Kosovë, përvoja e deritashme na dëshmon së bisedimet e filluara në mes LVV dhe LDK mund të zgjasin ende, çështje që mbetet për diskutim. Çdo prolongim në këtë drejtim është në dëm të qytetarëve të Kosovës, sepse qytetarët kanë votuar për një ndryshim i cili iu ka munguar tash dy dekada.
Skena politike në Kosovë ka nevojë për persona me dinjitet pa hipoteka e afera, sepse ndryshimi nuk bëhët më individë të konsumuar dhe të kompremetuar. Çdo bllokim në këtë drejtim do të jetë më pasoja për të tashmën dhe të ardhmen. Pikërisht, duke parë gjendjen aktuale mbetet çështje e hapur së sa duhet pritur në formimin e qeverisë së re, apo do të jemi afër zgjedhjeve të reja parlamentare, ku ditët në vijim do të japin përgjigje në këtë drejtim.
(12 janar 2020)