Shkodra

Pjesë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Shkodrës është edhe tregu dhe tregtia në këtë qytet të njohur shqiptar.
”Sipas të dhënave gojore fillimet e tij, mendohet se i përkasin Dinastisë së Bushatllinjve, por që lulëzimin më të madh ai e arriti gjatë pushtimit osman, duke u bërë pazari më i madh, më i bukur e më me emër në katër vilajetet shqiptare, veçanërisht i krahasuar me Pazarin e Prizrenit. Dikush tjetër na thotë se për nga bukuria, madhështia dhe siguria, ky pazar ishte i dyti mbas atij të Stambollit, si dhe në atë kohë ka qenë tregu më i madh pothuajse në gjithë Rumelinë”, kështu shkruan ndër të tjera Ali Hasani në një shkrim të tij për ”Pazarin e Shkodres”.

Qyteti i Shkodres është bërë mjaft atraktiv edhe dekadës së fundit dhe numri i qytetarëve sidomos nga Ulqini dhe Tuzi që preferojnë të kalojnë fundjavët në Shkodër eshtë mjaft i madh, shkruan Ulqini Online.

Por fenomeni i vizitës dhe tregut në Shkodër tani është bërë ”në modë” edhe për qytetarët tjera nga qytetet tjera të Malit të Zi. Regjistrime të automjeteve me targa nga qytetet të ndryshme malazeze janë në bollek në Shkodër sidomos fundjavava.

Nga Qendra tregtare ”Delta Siti”, kompani që operon në Podgoricë, kanë deklaruar për të përditshmen ”Vijesti” se qiramarrësit e tyre, në tre muajt që nga ka filluar Ligji  për tregtinë e brendshme, me të cilin dita e diele nuk është ditë pune, ka një rënie në qarkullim në shifër prej 18% dhe se më shumë se 80 punëtorë u pushuan nga puna.

Nga kjo kompani shtojnë se është vërejtur trendi i shkuarjes së qytetarëve nga Mali i Zi në Shkodër, Trebinje dhe Dubrovnik të dielave sidomos për shitoret e modës. Në të gjitha vendet e regjionit qendrat tregtare punojnë të dielave.

By admini