Ikona e muzikës shqipe Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet simbol i revolucionit që ndryshoi krejtësisht kanonet e vendosura në muzikën shqiptare, tash e mëse katër dekada, nga vitet 80′ me këngën “Ne jemi bukuria e atdheut”, gjatë viteve 90′ me përformancen spektakulare në Festivalin e Rtsh-së me hit këngën “Zemrën nuk ta falë” dhe mega hitin “Ushtrinë time do ta bëj”, për të vijuar në shekullin XXI me këngët dhe albumet e shumëta që thyen rekorde të shitjes e deri tek përformanca tjetër me premisa botërore në Festivalin “Kënga Magjike” (2009) me këngën “Nuk ngec”, pa harruar dhe këngën “Fol niherë” që godet politikën e zymtë shqiptare.
Si asnjë artiste tjetër shqiptare, ajo ka fansa të shumët që e admirojnë muzikën e saj, dhe vazhdojnë të jenë unifikues në çdo hapë që ajo merrë në karrierën e saj.Përgjatë karrierës ajo ka qenë model për këngëtaret, jo vetëm shqiptare, pasi stilin dhe përformancen e Adelines u munduan ta kopjonin edhe shumë këngëtare nga shtetet fqinje, e përtej Gadishullit Ballkanik.
Duke respektuar kërkesat e fansave të saj, Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili në një intervistë ekskluzive për median ka folur për shumë tema, duke filluar nga bashkëpunimet që publikoj gjatë vitit 2019, cili është dueti i preferuar: ai me Rinen apo me Skerdin, a do vijë në një duet të ri me Zanfinen gjatë vitit 2020, cili është opinioni saj për politikanen më të votuar shqiptare Vjosa Osmanin, ku është sot muzika shqipe, e për shumë tema tjera ju ftoj t’i lexoni gjatë intervistes në vijim…
Gjatë vitit 2019 publikove tri këngë: “Sa 1000 engjuj” një baladë që u mirëprit nga publiku dhe dy remake të hiteve tua, “Qikat” dhe “Amaneti”, cila prej dy të fundit i ka pëlqyer më shumë Adelines dhe sa jeni ndarë e kënaqur me bashkëpunimet me Rinen dhe Skerdin?
Adelina Ismaili: Përshendetje, urime festat. I kam unë disa këngë që i quajë të shpirtit që nuk i ndajë me publikun.E tillë ishte dhe “1000 engjuj”, vendosa ta publikoj e ndikuar nga atmosfera festive, kur të gjithë duam të falim pafund dashuri tek tjerët. Pastaj e terhoqa nga publiku, është tepër personale.
Bashkëpunimi me Rinen e Skerdin, mund të mburrem që punova me dy artistë të vërtetë. Rina është më e re dhe është vajzë andaj guxoj ta dua më shumë. Ndërsa remake i “Amaneti” është ajo që më pëlqen shumë më shumë.
Dueti me Zanfinen “Dy motra një frajer” ka qenë një hit i vërtetë, a do jetë 2020 – ta, viti i publikimit të një dueti të ri mes motrave, pasi Zanin po e kërkojnë fansat t’i rikthehet skenes?
Adelina Ismaili: Zanfina tash është nje juriste e diplomuar dhe punon në profesionin e saj. Kjo e bën krenarinë e familjes sonë, jam shumë, shumë e lumtur për të. Asnjëherë nuk do t’ia kërkoj duetin, nuk dua ti imponoj asgjë. Por, për mua këngët me Zanin janë eksperienca më e bukur në skenë.
Tregu i muzikës sot ka ndryshuar, konkurenca është rritur e inatet mes kolegëve janë shtuar, cili është opinioni i Dives lidhur me këto dukuri?
Adelina Ismaili: Unë nuk jam aktive në skenë, bëj ndonjëherë ndonjë këngë për qejf dhe nuk mund të di si është gjendja reale. Mua nuk po më duket keq. Më keq ishte dikur, por ishte tinzare. E respektoj çdo ndjenjë që shfaqet haptas qoftë ajo dhe xhelozia.
Përveçse aktive në muzikë, gjatë vitit të pamë aktive edhe në politikë, dole hapur për ta mbështur kandidaturen e zonjës Vjosa Osmani për Kryeministre, a do mund ta shohim Adelinen në të ardhmen në ndonjë post politik?
Adelina Ismaili: Vjosen vazhdojë ta shohë si figurën më të fuqishme politike në Kosovë. Pak rëndësi kanë thashethemet rreth saj. Si e tillë, e ka dhe do ta ketë mbështjetjen time. Pra, nëse do të hyja në atë rrugë, do te ishte vetëm në këtë aspekt.
Sipas juve, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?
Adelina Ismaili: Pavarësisht sa mua më pengon “afrikanizimi” i tregut muzikor, ka tendenca kohën e fundit që të kthehet e ripunohet kënga shqipe. Kjo është gjë e bukur dhe nuk është si ishte para 5-6 viteve, me tendencë drejtë një asimilimi muzikor. Ndryshim urgjent na duhet në shkollim që ti kuptojmë tekstet.
Për fund cili do të ishte urimi i juaj për shqiptarët, me rastin e Vitit të Ri 2020?
Adelina Ismaili: Paçi shëndetin dhe fatin. Gëzuar!
Intervistoi: Armend Preteni