Qeveria e Malit të Zi miratoi në muajin dhjetor një Ligj mbi Lirinë e Fesë dhe statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare.
Një nga dispozitat e ligjit është që objektet fetare dhe pronat e komuniteteve fetare, gjegjësisht kishat dhe manastiret e Kishës Serbe që deri në vitin 1918 kanë qenë në pronësi shtetërore, sërish të bëhen prone e shtetit. Kjo do të ndodhë kryesisht me ato objekte dhe toka që nuk kanë prova të pronësisë, shkruan Ulqini Online.
Ligji i miratuar është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, kësht thuhet në një kumtesë të diëve më parë nga qeveria malazeze.
Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare. Kjo kishë së bashku me partitë proserbe parlamentare dhe joparlamentare në Mal të Zi tash sa ditë protestojnë për kthim prapa të ligjit të miratuar.
Por, në gjithë këtë lideri i Frontit Demokratik, formacion politik që grumbullon partitë proserbe, në një intervistë për një televizion serb shkon edhe një hap më larg.
”Ata që e miratuan ligjin duhet të tërhiqen nga pushteti dhe të formohet një qeveri teknike”, tha Mandiq për televizionin serb.
Situata e krijuar në Mal të Zi është temë jo vetëm rajonale por edhe më gjërë.