“ILIRËT” SHKOLLA E FUTBOLLIT MË E RE NË ANË TË MALIT

Përgaditur nga Musa Pali

Dy të rinj nga fshati Brajshë Ana e Malit Ulqin, të pasionuar pas sportit të futbollit dhe të etshëm që ta përcjelin këtë mjeshtri të sportit tek brezi i ri, realizuan një projekt madhor ndërtimin e një terreni sportiv të mbuluar enkas për futboll. Ata kanë kohë që merren me ushtrimin e një grupi të fëmijëve.

Edmir Lika, njëri prej autorëve të projektit thot se ia vlen të sakrifikosh për të rinjte e Anës së Malit që synojnë në profesionalizimin e sportit të futbollit e pse jo që një ditë të bëhën futbollistë me renome botërore.

Të hënën më 30.12.2019 ishin prezentë mjaftë shqiptarë që ishin përkrahës moral në hapjen solemne të këtij terreni të sportit të futbollit.

Në videon më poshtë Edmir Lika që vendasit e thërrasin Edi, shprehet para kamerës për realizimin e kësaj ëndrre që e bënë aq të lumtur atë, familjen e tij dhe tërë vendasit. Në fund nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të ju urojmë suksese të gjithë sportdashsve anamalas dhe përcjelle të këndshme të lojërjave të ekipit të futbollistëve të rinj.

By admini