Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq uron qytetarët për Vitin E Ri 2020
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq iu drejtua qytetarëve të Ulqinit me një mesazh urimi në mbyllje të vitit.
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet,,Kam kënaqësi tju përcjell urimet e mia më të sinqerta për një Vit të Ri sa më të bukur!Gëzuar të gjithëve!Uroj më shumë dashuri, lumturi, harmoni e shëndet!
Gëzuar!
MESAZH URIMI ME RASTIN E VITIT TË RI 2020 NGA FORCA
Viti i Ri kalendarik është në prag, po largohemi nga viti 2019 i cili kishte momente të rëndësishme por edhe mjaft sfiduese. Jemi të gatshëm për detyra të reja, qëllime dhe dëshira ku shpresojmë se të gjithë së bashku ti realizojmë.
Prandaj në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, te gjithëve ju uroj që viti 2020 të jetë një vitë sa më i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë.
Fat dhe mbarësi në familjet tuaja!
Kryetar
Nazif Cungu