Viti më i keq në Komunën e Ulqinit, së paku në dekadën e fundit, duket që po ulë siparin me një zymtësi që vërehet tek te gjithë qytetarët. Mosditja, mosdashja, të dyja apo edhe ndonjë motiv tjetër kanë bërë që ky vit të mbahet mend shumë më shumë për të keq se sa për të mirë.

Shitja e tokës së komunës në një nga pjeset më të bukura të qytetit të Ulqini edhe përkundër protestave të qytetarëve do të mbetë një pikë e zezë e kësaj qeverisje në qytetin tonë, shkruan Ulqini Online.

Më e keqja në gjithë këtë është mosmarrja e asnjë mase nga qeverisja aktuale që në këtë tokë e shitur së paku të mos ketë ndërtime që do e shëmtojnë dhe do e lënë pa frymë Pyllin e pishave, mushkëritë e qytetit tonë.

Ndërmarrje pa paga për punëtoret e tyre, shuarja e të vetmit klub sportiv që me vite merrte pjesë na elitën e basketbollit malazez për shkaqe financiare, shkuarja drejt fikjes klubit të futbollit, mosrealizim të asnjë projekti kapital nga ana e kësaj qeverisje me fonde të saja do të mbesin në kujtesen qytetare dhe sfidë e madhe për të gjithë të tjeret që do keni përgjegjësinë në të ardhmen.

E vetmja pikë që duhet përmendur në kët fundvit dhe për të cilën duhet të krenohemi vjen nga kontributi vullnetar i një familje të nderuar anamalase, familjes Hajdari. Kjo familje arriti që Anës së Malit ti jap një park publik dhe terene sportive model në fshatin Zenelaj që e bënë këtë fundvit pak më ndryshe në atë pjesë të komunës sonë. Për rikujtim, qyteti i Ulqinit as që e ka një projekt të tillë në një kohë të afërm.  Në Ulqin fëmijët dhe të rinjtë mund vetëm të ëndërrojnë për një gjë të tillë.

Punët e mëdha fillojnë me ata të vogla kurse ata të voglat bëhen me dashuri dhe përkushtim. Faleminderit  familja Hajdari!

By admini