Foto: B. Gjeloshi

Mbrëmë Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini bëri përurimin e librit “VARREZAT NË ULQIN – Zona e brendshme e qytetit dhe rrethina e afërt” të autorit mr. Ali Bardhi.

Në një prezencë shumë të madhe të publikut, vendi i përurimit ishte shumë i vogël për të gjithë të pranishmit, për librin folën: Dr. Ardian Muhaj, Instituti i Historisë – ASA (Tiranë), Dr. Agron Islami, Instituti i Historisë “Ali Hadri” (Prishtinë), Dr. Behlul Kanaqi, Meshihati i Bashkësisë Islame në Malit të Zi, Gazmend Kovaçi, udhëheqës i Muzeut të Ulqinit dhe Ismet Karamanaga, publicist (Ulqin), shkruan Ulqini Online.

Në fund të pranishmeve iu drejtua edhe vetë autori i librit. Sipas Bardhit gurëvarri më i hershëm me mbishkrimin arabo-osman mbi sipërfaqen e tokës që është arritur të indentifikohej prej hulumtimit të tij, i përket vitit 1708. Bardhi në këtë pikë paraqitet mjaft i kujdesshëm duke shtuar se kjo çështje mbetet të studiohet më tutje edhe në të ardhmën.

”Përmes paraqitjes së 400 gurvarrëve me epitafe arabo-osmane që kemi mundur të identifikojmë, më i voni i përket viti 1943”, u shpreh Bardhi.

Në fund autori falenderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt trevjeçar të tij.

By admini