
Qendra për demokraci dhe të drejtat e njëriut CEDEM ka organizuar një sondazh gjatë muajit dhjetor me disa pyetje.
Një ndër pyetjet ka të bëjë me përkrahjen për partitë politike në Mal të Zi. Sipas këtij sonadazhi, DPS ka pësuar një rritje nga sondazhi fundit dhe vazhdon të mbetet partia e parë por tani me 37% të përkrahjes së qytetarëve në Mal të Zi, transmeton Ulqini Online.
Sa i përket partive shqiptare, sipas këtij sondazhi, prin Alternativa Shqiptare me 1,6% përkrahje e ndjekur nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 1%. Bie në sy mungesa në këtë renditje e Forcës dhe Partisë Demokratike.
Sa është për të ju besuar këtyre numrave, më së mirë do të tregojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin e ardhshëm.