Nga Beqir SINA – New York
Pete Wells ,i gazetës më të madhe në botë The New York Times, numëron për çdo vjet 10 restorantet e reja më të preferuarat “Top 10” – për metropolin e botës qytetin e New Yorkut
BRONX NYC : (Photo credite album “Çka ka Qëllue” : Përzgjedhja e “Top 10”, dhjetë më të mirat – dhe më rejat e restoranteve simbas një kriteri të vet-përcaktuar nga industria kulinare në New York City, ku gjenden resorantet me gatimet specialitetet, dhe shërbimet nga çdo vend i planetit : ka të bëjë mes sallave të reja të ushqimit, menyja e shijimit, dhe shërbimi e specialitetet e tyre për këtë vit.
Resoranti i shqiptarit Ramiz Kukaj -“Çka Ka Qëllu”, në Belmont – Bronx NYC,(2321 Avenue Hughes (Avenue Crescent), Belmont, Bronx; 718-933-6194; ckakaqellu.com), është i renditur i shtati në mesin e Top 10 Restoranteve më të reja të New York-ut, të vitit 2019, simbas gazetës The New York Times.
Në vend të parë nga këto 10 restorante të reja të vitit 2019, është restoranti latin “Mercado Spanjë e Vogël”. Duke vazhduar më tej me : Restoranti modern kaiseki Odo, Rezdôra, Llama San, Hutong, Kawi, “Çka Ka Qëllu”, Haenyeo, Birria-Landia.
Pete Wells ,i gazetës më të madhe në botë The New York Times, për “Çka Ka Qëllu”, shkruan në numërin e sotëm :
7. Cka Ka Qellu
“Kur ato skutat tuaja të zakonshme fillojnë t’ju duken të gjitha njësoj, ka ardhur koha për një natë në “Çka Ka Qëllu”. Është vetëm pak hapa larg “Roberto’s” dhe një gjysëm blloku pallatesh, me lokale gatimi të “viçit Parm” të cilat radhiten përgjatë Arthur Avenue, në Bronx, mirëpo sapo hyn brenda gjendesh në një tavernë të vogël fshati, diku në Shqipëri apo në Kosovë. (Pronari dhe kryekuzhinieri i tij kanë që të dy familje në të dy anët e kufirit.) Ndoshta do t’ju ndjekin me sy kur të hyni dhe do të buzëqeshni. Përpijeni koleksionin e instrumenteve muzikore, veglave bujqësore, mullirëve të kafesë, dhe veshjeve tradicionale në mure. Nuhasni erë e bukës që piqe aty në furrë shumë afër derës. Kërkoni pak speca turshi dy apo tre salca që shkojnë me to, pas të cilave do t’ju duhet një çomlek me mish viçi apo mantia me mish furre, të zhytura në kos, e të shërbyera në tavë balte. Sigurisht që do të ketë salçiçe(suxhuk). Ëmbëlsirat i gatuajnë po aty, gjithashtu, si për shembull ‘sheqerparen’ me arra. Kafenë ta shërbejnë me xhezve bakri me bisht të gjatë. Ju mbase e njihni këtë si kafe turke, por kur jeni në “Çka Ka Qëllu”, kjo është kafe shqiptare.”
Adresa: 2321 Hughes Avenue (Crescent Avenue), Belmont, the Bronx; 718-933-6194;ckakaqellu.com.
Fotografitë nga faqja në internet e restorantit.
Lista e kritikut Pete Wells, me përshkrimet për çdo restorant, mund të lexohet në “The New York Times”, këtu:
https://www.nytimes.com/2019/12/10/dining/best-restaurant-nyc-pete-wells.html
Ndërkohë, restoranti “Çka Ka Qëllu” është bërë mjaft i famshëm në qytet, madje jo vetëm te komuniteti shqiptar, por edhe te ai amerikan, dhe komuniteteve të tjera në New York City. Pronari i saj ideatori dhe “artitekti” i këtij resoranti, është i frymëzuar në vënjen e emerit të këtij restoranti nga një shprehje e vjetër e mikpritjes shqiptare , që të pret te dera me atë çka i qëllon në çdo kohë, pa u zënë si i thonë shqiptarët aspak “ngusht”.
“Çka Ka Qëllu” është e vendosur në Belmont, menjëherë pas tregut me pakicë në rrugën tregtare Arthur Avenu, dhe duket aq sa si edhe një ekspozitë muze, me një mur me koleksionin e instrumenteve më të vjetra muzikorë, shqiptar, mjeteve të punës më bazike të fermerve, shqiptar, deri te mullinj kafeje dhe veshjet antike, shqiptare, librat e autorve të mëdhenjë, të, të gjitha kohërva shqiptar, dhe që funksionon si restoranti i ditëve moderne në Bronx – NYC, ai është bërë tashmë, edhe si një ambasador i rrallë i një trashëgimie i kuzhinës shqiptare, kuluturës e traditës shqiptare në Amerikë.
Pamja e restorantit “Çka Ka Qëllu” mund të shikohet me njëherë sa po hy brenda – Ku të shfaqet para syve një “shtëpi” e madhe, tipike e një fshati mesjetar, të Kosovës, me menujen e saj me gatime të traditës, mure të veshura me sende të lashta dhe të jashtëzakonshme kombëtare, të përdorura ose të mbajtura nga familjet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, dhe trevat shqiptare, të varur me shumë estetik e kujdes në muret poshtë tavanit, që është me drurë të gëdhendur ose përpunuar mirë nga mjeshtrit shqiptar të punimeve me dru.
“Shumica e pjatave “Çka Ka Qëllu”, përmbajnë disa lloje mishi, përmbajnë vezë, miell dhe qumështore, të një menuje mjaft të pasur. Po ashtu: përzgjedhja janë qebapët, salcice(suxhuk) peskavica, dhe mishi i pjekur në skarë , që duket mjaft përfaqësues i gadishullit më të madh të Ballkanit. Në çdo tryezë, e keni të shoqëruar nga shporta me bukë të rrumbullakëta me bukë të ngrohtë shqiptare. Kofte të lyer me kajmak, mundësisht me kremra ballkanikë si ajvar me bazë piperin e kuq dhe taratorin tzatzikilike.
Por kënaqësitë e vërteta janë të përshtatshme për llojin e ushqimit – duke filluar me disa turshi, e speca me kos , qepujkë me shije të gjatë dhe byrekë të shijshëm – flije e Kosovës e të tjera, sa të duket vetja se je në një shtëpi të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë.
Embëlsirat pjeken aty, gjithasht edhe ato me sherbet e me arra, vezë, qumësht e gjalp.
Kafeja përgatitet nga enët(xhezvet) e bakrit. Atë kafen që ndonjeri prej jush e dini si kafe turke, për sa kohë që do e pini një kafe mbas buke në “Çka Ka Qëllu”, do ta quani atë Kafe Shqiptare e jo më kafe turke.