E nderuara Nënë Shqipëri dhimbja jote është dhimbje për të gjithë ne. Në këtë kohë shumë të vështirë dëshiroj të shprehi ngushëllimet më të përzemërta për humbjen e të dashurve tuaj, kështu shkruhet në një mesazh të pronarit të lokalit Saranda në Ulqin, transmeton Ulqini Online.

Andaj, ashtu siç e kemi zakon të ndihmojmë njëri tjetrin në kohë të vështira plazhi Saranda Ulqin hap dyert në të 5 Shtëpizat për 5 familje nga Durësi. Ftojmë të gjithë juve që keni informat që mundë të lidhemi me ndokend për sjelljen e 5 familjeve në Ulqin të kontaktojn në numrin e telefonit +382-69-420-263 si dhe +382-67-819-894, përfundon mesazhi.

Poashtu nga pronari i lokalit Saranda në Ulqin mësohet se ata përveç fjetjes do të ofrojnë edhe ushqimin për familjet durrsake.

By admini