
Dy veta u lënduan në një aksident i cili ndodhi sot rreth orës 12:10 në tunelin Sozina në rrugën Podgorica – Tivar.
Në këtë aksident janë lënduar Fatime Idrizoviq (67) e cila udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj Xh. Idrizoviq nga Ulqini dhe mjeku nga Tivari Miodrag Karanikiq (60).
Të dy të lënduarit janë dërguan në spitalin e Tivarit dhe lëndimet sipas mjekëve nuk janë serioze ashtu siç ishte menduar në fillim, transmeton Vijesti.
Deri te ndeshja ka ardhur kur dy makina, njëra ”golf III” të cilën e drejtonte bashkëshorti i Fatimes, Xh. Idrizoviq dhe ”golf 2” të cilën e drejtonte mjeku nga Tivari u përplasen njëra me tjetren.
Lëndime të lehta ka marrë edhe Xh. Idrizoviq.