Bojk-burim-uji-1Shkruan: S.BEJTA

Në zonën e Anës Malit  ndodhet  fshati Bojk, fshat ky i cili që nga data 5 dhjetor 2014 po përballet me një problem shumë  serioz, që asnjëher më parë  nuk ju kishte ndodhur, problem më  ‘’UJE TE PISHEM’’. Ky problem u zbulua kur një pjesë e madhe e banoreve të këtij fshati filluan të ndijejnë   vështirësi, probleme me bark dhe dhimbje koke ku dhe disa prej tyre përfunduan në spital .  Mirëpo për fat të mir, gjithçka kaloi pa pasoja të rënda.

Banorët e këtij fshati vendosën që tja benin një analizë ujit, të cilin e përdornin prej viteve të tëra  për pirje, gatim, larje etj.    Bakteriologët e Shtëpisë se shëndetit të Ulqinit dhanë një rezultat negativ, ku sipas tyre, në ujë  janë  gjetur substanca të ashtuquajtura  ‘’hidrofibike’’,dhe substanca helmuse ‘’fekale’’ që përmbajn  (Substanca të vdekura ), ku sipas tyre është  rrepsisht e ndaluar pirja, larja dhe gatimi me këtë ujë.

Banorët e këtij fshati janë të detyruar të blejnë  ujë për pirje, ose të mbushin nëpër burime ku uji është i pishëm,  një fshat që si mungonte asnjëher uji, një fshat që është i njohur për nga uji i pastër, ku dhe vinin njerëz nga vendet të ndryshe të mbushin uj për prije nga ky burim.

Disa nga banorët e këtij fshati vendosën që të shkonin pranë dyerve të komunës së  Ulqinit  , ku nga aty dolën me një  përgjegje pozitive. Kryetari F. Gjeka ju premtoj që do dergoj  një kompani  ekspertash nga Nikshiqi për të parë gjendjen e burimit (ujit) në këtë fshat.

Një burim i cili është në gjendje  të furnizoj deri në 50 shtëpi , të kthehet në një burim të vdekur eshte mekat, mbetët  të shihët në ditët në vazhdim se a do të punohet në lidhje me ktë problem , a do të zbulohet arsyeja se pse ky burim është i infektuar, apo është nga vet natyra, dhe a do ta përdorin banorët e fshatit Bojk  ujin si më parë. Mbetet  të shihet.

 

By admini