
Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.
Kjo e fundit deri në qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci, i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.
Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti, pasi ai i kishte mbushur 75 vjet.
Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar akademik Jusuf Bajraktari. /koha.net/