Të marten para Komunës së Ulqinit u mbajt një protestë në ruajtjen e dhe mbrojtjen e Pyllit të pishave.

Në pjesmarrje të rreth 300 vetave të pranishmeve i’u drejtua njëra nga organizatorët, aktivistja e njohur në qytetin e Ulqinit, Zenepe Lika. Ajo paralajmëroi se nga qeverisja lokale do të kërkohet moratorium në ndërtim në të dy anët e shetitores në Pyllin e pishave, shkruan Ulqini Online.

Aktivistja Lika poashtu paralajmëroi edhe për protesta tjera të cilat, sipas saj, do të jenë edhe më masovike.

Interesant ishte fakti se protestuesve i’u bashkangjitën edhe një grup nga Tivari, të cilët u pritën ngrohtësisht nga pjesmarrësit e protestës.

Protesta kaloi e qetë.

By admini