Siç mund të shihet dhe nga fotot, Diga në Zenelaj ndodhet në gjendje të shkatërruar.
Nga inxhinjerët e kontaktuar mësojmë se Digat janë lloj specifik i strukturave tërthore, dhe janë të projektuara për ta mbajtur ujin dhe zvogëluar erozionin, mësohet nga banorët e zonës, trasnmeton Ulqini Online.
Thënë më thjeshtë, muajve të vjeshtës, kur edhe fluksi i shirave shtohet, shkatërrimi i kësaj strukture mund të shkaktojë:
– erozion të fshatrave mbi digë (Millë, Kosiq, Zenelaj),
– dëmtimin e urave si dhe
– përmbytje në pjesët e poshtme të saj(Zenelaj, Katërkollë, e tutje).
Gjithashtu mësojmë se dy këshilltarë nga Kuvendi Komunal, Sabri Salaj dhe Haxhi Sulejmani, e kanë ngritur si çështje problematikën në fjalë dhe kanë kërkuar të merren hapa konkret nga digasterët përkatës të komunës në menyrë që të mos vijë deri tek pasojat me kosto më të larta për jetën dhe buxhetin e qytetarëve.
Banorët e zonës luten që të ndërhyhet para se gjendja të rendohet edhe më keq.