Mendimi juaj: A duhet shitur toka e Komunës së Ulqinit, ndër më të bukurat, për të shlyer nje borxh te padrejt?, kjo ishte pyetja e një sondazhi online me vizitoret e faqes Ulqini Online në rrjetin social facebook.

Në sondazhin me pyetjen e mësipërme morën pjesë 856 qytetarë të cilët votuan si më poshtë:

  • 89% e tyre apo 761 qytetarë ishin të mendimit se toka nuk duhet shitur për shlyerjen e borxhit;
  • 11% apo 96 qytetarë mendonin se toka duhet shitur.

Komuna e Ulqinit po kalon një ndër krizat më të mëdha financiare të saja. E gjitha kjo vjen pas bllokimit të xhirollogarisë pas humbjes së rastit të njohur si K1 dhe borxhit për këtë rast ndaj kompanisë Rekreaturs. Ky borxh kalon shifrën prej 6 milion euro, përafësisht sa është buxheti i Komunës së Ulqinit për një vit.

By admini