Gjeke Gjonlekaj /New York
Deshira e madhe e jetës sime kishte qënë takimi me Nënën Tereze. Kjo deshirë u realizua në verën e vitit 1988. Një koleg imi amerkan në Zërin e Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara më njoftoi atë ditë se Nëna Tereze pas takimit me Seketarin e Përgjithshëm në kësaj Organizate Havier Perez de Cuellar do të bisedonte me gazetarët e akredituar pranë OKB. Unë në atë kohë isha correspondent i VOA në Federal Plaza në York. Pas bisedës telefonike me korespondentin amerikan Michael Dune mora taksin ngase ai më priste në hyrjen kryessore. Në atë kohë nuk kisha letërnjoftimet e duhura për këtë Organizatë. Takimin me Nënën Tereze me gazetare e kishte organizuar një diplomat i lartë amerikan në OKB. Menjëhërë sa filloi konferenca iu luta që të ma bëntë të ma bente edhe një pyetje,sepse isha korrespondent i VOA për Shërbimin Shqiptar. Diplomati amerikan u tregua shumë i mire dhe ma bëri të mundur pyetjen time.
Unë para se të bënja pyetje i tregova Nënës Tereze se jam shqiptar. Asaj i erdhë mirë për këtë dhe buzëqeshi.Pyetja ime shoqërohej me një koment në lidhje me vizitat e saj në shumë vende komuniste sic kishin qënë Bashkimi Sovjetik, Vietnami,Kuba dhe vendet e Evropës Lindore. Ju Nënë Tereza keni vizituar këto vende. A mendoni se një ditë do ta vizitoni edhe Shqipërinë. Ajo tha se në të kalauarën kishte bërë disa përpjekje për ta vizituar atë vend, por autoritetet shtëtërore nuk ia kshin bërë të mundur. Nënë Tereza tha:” Lus Zotin dhe shpresojë që një ditë do te ndryshojn mendimin. Gazetarët e huaj qeshën në lidhje me pyetjen time hipotetike sic e cilësuan ata, ngase Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur hermetikisht. Në vittin 1986 Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte kremtuar 40-vjetorin e themelimit dhe më këtë rast kishte ftuar Nënën Tereze për të mbajtur fjalimin kryesor me rstin e këtij 40-vjetori jubilar. Sekretari i kësaj Organizate De Cuellar ne paraqitje kishte thëne: “Kjo është Nëna Tereze, duke e barazuar veprimtarinë e saj me veprimtarinë e Kombeve te Bashkuara. Por atë ditë Delegacioni i Shqipërisë në OKB ishte larguar në Salla e Asamblesë së Përgjithshme në shenjë proteste kundër fjalimit të saj. Të gjitha kanalet televizive amerikane tregonin karrikat e shprazëta (empty chairs),bile Shqipëria sipas rëndit alfabetik ulej në rëndin e parë të Asamblesë. Shqiptarët e Amerikës u ndjen keq për sjelljet e tyre të mbrapshta dhe Amerika kishte krijuar një përshtypje shumë të keqe për Shqipërinë. Pas konferencës me gazetarët në OKB, Nëna Tereze më bëri me dorë për një bisedë private. Kur u ula pranë saj më bëri disa pyetje për ceshtje personale dhe për Komunitetin. Ajo kishte shumë informata për Komunitetin Shqiptar të Amerikës, ngase ishte pritur me shumë nderime në Kishën Katolike Shqoptare në Neë York. Monsinior Zef Oroshi dhe Dom. Rrok Mirdita i kishin bërë Nënës Tereze një pritje të mrekullueshme, ku kishin marrë pjesë edhe disa persnaliete të shquara të Bostonit dhe Detroitit. Ajo më pyeti shumë për shqiptrët në New Yorkut.Gjatë asaj bisede iu luta për një takim të mundshëm me Komunitetin Shqiptar tw ketij qyteti me rrethe. Pas dy ditësh më 17 qershor në meshën e orës 7 të mëngjezit u takuam në kishën “Shën Ritas” në Bronx, pranë Misionit të Saj Bëmirës”.Aty shqiptarët dhuruan një sasi të mirë ndihemash për të varfërit e Saj. Shumica u fotografuan me Nënën Tereze. Pas pak iu luta që të bisedonim në gjuhën shqipe Ajo tha: “Nuk kam folur në gjuhën shqipe për 60 vjet dhe e kam të vështirë, por do të përpiqem sa të kem mundësi”. Ajo tha: “Unë jam tue u lut për ju, Zoti kjoft me ju” Dhe vazhdoi uratën e famshme shqiptare “Puna e Pendimt”. E tha pa asnjë vështirësi, me të gjitha thekset e gjuhës shqipe ashtu sic e kisha mësuar edhe unë nga Dom.Simon Filipaj në kishën e vendlindjes sime në Triesh. Të gjithë shqiptarët u larguam me përshtypje të mrekullueshme. Kishte qënë një përjetim i paharrueshëm. Pas disa ditësh Nënë Tereza më kishte dërguar një letër të vecantë falëderimi.
Më 15 gusht të vitit 1989 u ndodha rastësisht pranë një komjuteri lajmesh në Zërin e Amerikës. Gjatë ditës disa here ndalesha pranë atyre komjutreve për të parë lajmet më të rea. Atë ditë rreth ora 10 të mëngjezit vuri re titullin e lajmit Nëna Tereze në Shqipëri (Mother Tereza in Albania). Pak herë kisha qënë aq i gëzuar sic kisha qënë më 15 gusht të vitit 1989. Kjo vizitë ishte realizuar “Ditën e Ngritjes së Zojës së Bekuar në Qiell”, që për krishtërët katolikë është njëra prej ditëve më të shënjta në kalendarin fetar. Pikerisht sot bota shqiptare po e kremton keet dite.Kjo është Dita e Nënës së Zotit Jezu Krisht. Në Evropë dhe në shmë vende të botës është festë e madhe fetare. Isha i lumtur që kjo vizitë u realizua vetem një vit pas intervistës sime me Nënën Tereze. Ajo e kishte thënë me gojën e saj se deshironte të vizitonte Shqipërinë dhe kjo bisedë ishte transmetuar disa herë nga Zëri i Ameriksës në gjuhën shqipe.
Për vështirësit e saj për të vizituar Shqipërinë e dijmë të gjithë. Vizita e Saj ne Shqiperi behej me ftesën e Presidentit të Shqipërsis Ramiz Alia. Papa Gjon Pali e kishte ndihëmuar shumë vizitën e Saj në Shqpëri. Bile paar se te nisej nga Roma, Papa Gjon Pali i Dyte i kishte thënë Mother Theresa: “Kujdesu për Shqipërinë”(Take care Albania). Udhëtimin e Nënës Tereze e kishin shoqëruar 3 motra të Misionit Bamirës. Pritja e Nënës Tereze në aeroportin Rinas kishte qënë shumë e thjeshtë, praktikisht askush nuk kishte dijeni për viziten e saj në atë vend. Pas disa ditësh kishte viziruar Presidentin e vendit Ramiz Alinë në zyrën e tij presidemnciale. Ata kishin biseduar për disa cështje të rëndësishme, sic ishin liria fetare dhe të drejtat elementare të njeriut. Ramiz Alia kishte kundërshtuar se hapja e kishave dhe xhamive ishte kundër Kushtetusë së Shqkipërsië. Por Nëënë Tereza i kishte thënë: “Po ju e keni bërë atë kushtetutë dhe ju mund ta ndryshoni”. Më këtë rast Ramiz Alia i kishte dhënë Nënës Tereze shtetësinë shqiptare dhe pasaportin diplomatik ndërkombëtar dhe titullin “nderi i kombit”. Gjithaahtu i kishte falur edhe një qilim artistikisht te qendisur. Pas disa vjetësh Ramiz Alia kishte thënë se kurrë në jetën e tij nuk kishte qënë aq i qetë. Ai kishte thanë se përpara Nënës Tereze ishte ndjerë si një fëmijë pa ndjenja politike. Nëna Tereze ishte pritur me nderime në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërsië, bile kjo Akademi kishte kerkuar realizimin e nje filmi dokumentar për viztsën e saj atje. Nëna Tereze kishte vizituar edhe varrin e Enver Hoxhës dhe kishte vënë një tub lulesh pranë varrit. Pas disa ditësh kishte vizituar edhe Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj.
Por vizita e varreve të nënës Drane dhe motrës Age në varrezat e Sharrës kishte qëne shumë emocionale.Ajo kishte pas një dashuri të zjarrtë për nënën e saj. Ndarja nga nëna Drane e kishte munduar tërë jetën. Bile Nëna Tereze ka thënë;”Atje ku është nëna, atje është atdheu”. Natyrisht se radio dhe televizioni dhe gazetat nuk i kishin dhënë rëndësi vizitës së Nënës Tereze në Shqipëri.Ata kishin bërë edhe veprime qesharake, poer nuk mund te benin shume sepse Ajo ishte ftuar për vizitë nga Presidenti i Shqipërsië Ramiz Alia.Edhe Sali Berisha e kishte pritur me nderime te medha sic kishin vepruar pothuajse te gjithe udheheqesit e larte te Shqiperise.
Një ditë pas njoftimit zyrtar të lajmeve për këtë vizitë gazeta “The New York Timës” kishte botuar një karikturë ku tregonte hartën e Shqipërisë dhe fluturimin e një pëllumbi drejtë atij vendi dhe në skajin tjetër të hartës shihej korbi ndersa po largohej nga Shqipëria. Pëllumbi tregonte ëjllin ne fluturium e siper drejtë Shqipërsië dhe korbin djallin e mallekuar në largim e sipër.
Pas disa ditësh thirra në telefonin e Misonit Bëmirës në Vatikan dhe kërkova një intervistë me Nënën Tereze pas vizitës në Shqipëri. Një motër e këtij misoni më tha se u kishte premtuar autoriteve politike shqiptare se nuk do të jepte asnjë intervistë për viztën e saj atje. C’prej 15 gushtit 1989 e deri atë ditë që vajti në ameshim Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë disa herë, bile për 5 vjet themeloi 7 misione bëmirëse në Shqipëri. Pas rënjes së diktaturës Nënë Tereza u kujdesua për Shqipërinë më shumë se për asnjë vend tjetër në botë. Sot qe eshte Dita e Zojes se Bekuar e Nenes se Zotit, eshte edhe 30-vjtori i vizites se pare te Shejtreshes Shqiptare Nenes Tereze ne Shqiperi.