”E veçanta e lundrimit në Bunë është se, megjithëse lundron në një drejtim, të sillen malet rrumbullak. Malin që e lë pas të del para, kurse malin që e ke djathtas të del majtas”, kështu e përshkruan me pak fjalë lundrimin në lumin Buna i apasionuari i natyrës prof. Memli Kurti.
Në fotografitë e shumta që ndan me miqtë e vet z. Kurti një pjesë e madhe e tyre janë ato të lumit Buna.
Valorizimi i bukurive tëtë rrala lumit Buna, për fat të keq, akoma nuk është as në fillimet e tija. Një atraksion i tillë që lidh Ulqinin me Shkodren dhe liqenin-det të Shkodres më detin Adriatik meriton vëmendje, sidomos nga punëtoret turistike të dy qyteteve respektive.