
Pjestarët të Kishës ortodokse serbe nuk kanë mundur të ngjiten lart në kalanë e qytetit të Shasit për të shërbyer një liturgji të paralajmëruar kohë më parë pasi një gjë të tillë nuk është lejuar nga policia.
Në pamundësi që të ngjiten lart, pjestarët të Kishës ortodokse serbe e kanë kryer aktivitetin te fusha e sportit e cila gjendet poshtë kalasë dhe shumë vite më heret është rregulluar nga vendasit dhe pjestarë të diasporës sonë, shkruan Ulqini Online.
Në këtë aktivitet mungoi edhe i pari i KOS-it Amfillohije i cili, sipas pjestarëve të KOS-it, nuk erdhi si pasojë e tensioneve të krijuara ditëve të fundit.