Etrita-ibrociOrganizata e Grave Shqiptaro Amerikane  “Motrat Qiriazi” festoi 7-8 marsin

Beqir SINA – New York

AAWO, ka nderuar me çmimin Gruaja e Vitit, zonjën Vera Mjeku, drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, ndërsa me çmimin Mësuesia e Vitit 2015 zonjën Sonila Bardhi

BRONX NEW YORK : Dje, në restorantin Maestro’s në Bronx New York, Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane, festoi 7-8 marsin 2015, me familjet dhe miqtë e tyre, në një mbrëmje të jashtëzakonshme, duke nderuar me këtë rast edhe dy gra të dalluara të vitit 2015. Zv/ presidentja e AAWO, zonja Beti Beno dhe këshilltaria e kantonit Pleasant Valley Lisa Milicaj – kanë prezantuar gruan e suksesshme të vitit, zonjën Vera Mjeku, drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, ndërsa anëtarja e bordit të AAWO Agathia Luka dhe Kristi Kutali, kanë prezantuar dhe dhënë çmimin “Mësuesia e Vitit 2015” zonjës Sonila Bardhi.

Një pjesë e të ardhurave të kësaj mbrëmje, organizatori, tha se do të shkojnë në mbështeje materiale për Klubin Rotari të Bronxit, i cili për vite ka qenë kontributori më i madh – duke sjell mbi 50 fëmijë shqiptarë nga Kosova në Nju Jork, duke i dhënë atyre “zemra” të reja, shëruar fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet dhe problemet e zemrës.

Organizata e Gruas Shqiptaro Amerikane Motrat Qiriazi – gjithashtu, përcolli një falënderim të veçantë për të gjithë donatorët, e ndihmave për të mbledhur fonde, për operacionin shumë të nevojshm për Gladiolan – një vajzë e re, kjo që vjen nga qyteti i Kukësit, Shqipërinë e Veriut, për të “marrë” një zemër të re, në New York.

Hymnet kombëtare të të dy vendeve; SHBA dhe Shqipërisë, kan hapur festën të cilën e kan moderuar dy zonjushat Geris Duma dhe Etrita Ibroci.

Fjalimin në emër të Organizatës së Gruas Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi” – e mbajti zonjusha Etrita Ibroci, duke faleminderuar të gjitha gratë, që ishin bërë së bashku për të festuar 7 Marsin  – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin  Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

” Veprat e grave janë të panumërta, përkushtim, dashuri dhe pasion, kanë ushqyer dhe ndikuar tek çdo një prej nesh, në çdo sferë të jetës sonë. Një grua, theksoi ajo është mishërim i butësisë, kujdesit, dashurisë dhe urtësisë, duke shtuar se kjo kohë emocionuese, paraqet gratë dhe nënat shqiptare në mbarë botën me një mundësi unike, për të luajtur një rol katalizues në reformimin e paradigmës sociale përmes arsimit të tyre, fuqisë së mendimit dhe iniciativave emocionuese”, tha Ibroci.

Duke e ilustruar fjalën e saj me shembujt e tillë si :  Elena Gjika (Dora D’Istria), Nënë Tereza, Rita Ora, Majlinda Kelmendi …. dhe, shembuj të tjer të  shumë grave shqiptare në këtë mbrëmje, si Vera Mjeku dhe Sonila Bardhi dhe të udhëheqses, presidenten e kësaj organizate, Dr Anna Kohen …..Etrita Ibroci, tha se “gratë shqiptare, po tregojnë atë se çfarë mund të arrijnë- gratë, me punë sado e vështirë të jetë, me një përkushtimin dhe arsimimin e tyre. Duke u bërë një forcë e bashkuar, ato (gratë) në të gjithë botën dhe nga kultura dhe prejardhje të ndryshme, mund të japin shembull në konceptet e tyre, të shumëlartësuara në bazë të arsyes, dashurisë, barazisë dhe tolerancës. Këto tipare, e bëjnë strukturën e familjeve tona dhe kulturën tonë më të fortë, më të gjallë dhe më të sigurt ….” u shpreh zonjusha Ibroci.

Mbremjen e pershendeti Dr. Anna Kohen, Presidente e organizatës, e cila i uroi mireseradhjen të ftuarve në emër të saj dhe të Bordit Drejtues.  Dr. Kohen, më pasë ka theksuar rëndësinë e punës, që është bërë në këto 22 vjet nga AAWO , duke përmendur disa nga aktivitetet më të rëndësishme të viteve te fundit. Ajo, gjithashtu, lavdëroi shumë punën e madhe të disa anëtareve të kësaj organizate dhe kontributetet e saj në komunitet .

“Forca jonë, tha Dr. Cohen, qëndron në përkushtimin dhe përgjegjësinë që kemi ndaj njëri-tjetrit; ajo na ngre dhe na udhëzon drejt krijimit të një ardhme më të mirë të mbushur me shpresë dhe dhembshuri, dhe është diçka që ne të gjithë e kemi kërkuar”.

AAWO, ka bërë maksimumin për të ndihmuar dhe mbështetur komunitetin shqiptar, nënvizojë presidentja e kësaj organizate , dhe premendi atë që kishin bërë me bursat dhe programet për studentët, duke sponsorizuar operacionet të zemrës për fëmijët, dhe duke siguruar mammograms falas për gratë, u shpreh ajo.

Dr. Anna Kohen, Presidente e Shoqatës AAWO, u ka uruar mirëseardhjen të pranishmeve e shoqëruar nën tingujt e këngës “Kënga e Nënës”, duke krijuar një atmosferë emocionuese.

Dhe, ka përshëndetur më pas mysafirët e nderit : Asambleisitin Mark Gjonaj – Konsullen e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadoren Vlora Çitaku, kryetarin e Vatrës dr. Gjon Buçaj, dhe vatranët pjesëmarrës, biznesmenin dhe veprimtarin e njohur z. Harry Bajraktari. Mysafirët nga Kosova, delegacionin e Biznesit “Gruaja nga Kosova”, dhe nga Tirana, drejtoreshën e QKK “Pjetër Arbnori” Floriana Paskali dhe piktorin Leonardo Voci. Sekretaren e parë, në Misionin e Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara – Ingrit Prizreni, At Nathan Preston dhe drejtuesit e Kishës Ortodokse Shqiptare Shën Kolli, Organizatën Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, APEN-in – Rrjetin e Spërmarrësve Profesionistë Shqiptarë, Dhomën Shqiptaro – Amerikane të Tregtisë, z. Edward Hicks, Përfaqësuesi i Rotary Klubit të Bronxit, dhe sponsorët e aktivitetit: TV Kultura Shqiptare, znj. Etrita Ibroci, Dr. Zana Dobroshi, znj Elsa Lulaj

Më pasë mbrëmja për 7-8 Marsin,  ka vijuar me një koncert të bukur me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, dhe me pjesë muzikore nga filmat artistikë shqiptar, ndër vite, interpretuar nga Ansambli i fëmijëve shqiptar “Kënga dhe Vallja Shqiptare” nën drejtimin e artistes Pranvera Çobo.

Këngëtari i mirënjohur Mithat Salihu – Kino Gara – ka kënduar këngë për nënën dhe dashurinë duke sjell një atmosferë mjaft të gëzueshme në mesin e pjesmarrësve, i shoqëruar nga muzika e përzgjedhur nga DJ Bendis .

Mbrëmja ishte në një moment kulmor, kur drejtueset e kësaj veprimtarie, zonjushat Geris Duma dhe Etrita Ibroci, hapën ceremoninë e dhenies se çmimeve.  Këtë vit Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” nderoi me Çmimin “Gruaja e Vitit” znj. Vera Mjeku e cila është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, dhe me Çmimin “Mesuesja e Vitit” mësuesen e dalluar Sonila Bradhi.

. Zv/ presidentja e AAWO, zonja Beti Beno dhe këshilltaria e kantonit Pleasant Valley Lisa Milicaj – kanë prezantuar gruan e suksesshme të vitit, zonjën Vera Mjeku, drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, ndërsa anëtarja e bordit të AAWO Agathia Luka dhe Kristi Kutali, kanë prezantuar dhe dhënë çmimin “Mësuesia e Vitit 2015” zonjës Sonila Bardhi.

Ne fjalen e saj falenderuese Vera Mjeku shprehu mirenjohjen e thellë për Organizatën Shqiptaro-Amerikane të Grave “Motrat Qiriazi” për vlerësimin e saj me çmimin “Gruaja e Vitit”.  Ajo tha se e ndjen atë si një përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për komunitetin . Zonja Mjeku, falenderoi gjithashtu nënën e saj që ishte e pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm për sakrificat e bëra, pa përpjekjet e së cilës, siç tha ajo, nuk do kish arritur të ishte një grua e sukseshme.

.
Mbremja vazhdoi me lojrat e fatit, këngë e valle nga të gjitha trevat  nën tingujt e muzikës shqiptare deri në orët e vona të saj.

Organizata Shqiptaro – Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” në këto 22 vjet të saj ka nderuar deri tani më çmimin : Gruaja e Vitit : Meri Kirka – Anila Coniku -Lidia Ujkaj -Angjelina Nika – Donika Bardha 2008  – Albana Melyshi Lifschin – Jane Christos  – Albana Orgocka -Violeta Dushallari  – Rita Salihu  – Rose Dosti  – Rose Black,  Çmimin – Nëna e Vitit : Nora Shabani – Elsa Lulaj  – Myshe Gashi – Linda Foundos  – Shano Bejkosalaj  – Fatmushe Ana Ferataj  – Lule Lucaj Lane  – Juliana Belcsak – Çmimin  Mësuesia e Vitit –Drita Gjongecaj  – Mirjana Lukic-Kim  – Mjaftime Dushallari

By admini