
”Besart Avdiu, Ph.D. Sot djali jonë mbrojti temën e Doktoraturës “Essays in Public Economics” në Universitetin Goethe të Frankfurtit. Urime!”, kështu e përshkruan nëna e të riut nga Ulqini suksesin e djalit të vet.
Quhet Besart Avdiu dhe kohë më parë mbrojti temën e doktoraturës në njërin ndër universitet më prestigjioze në Gjermani.
Familja e Besartit shumë vite më herët ishte shpërngulur për në SHBA. Por malli për vendlindjen për prindërit e Besartit, babain Gjylaverin dhe nënën Servete, nuk e kanë lënë rehat dha ata pas një kohe vendosin të kthehen për të vazhduar jetën në Ulqin. Me këtë edhe Besarti, protagonisti i këtij shkrimi, shkruan Uqlini Online.
Besart Avdiu shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në Ulqin. Me të njëjtin suskes ai përfundoi edhe shkollën e mesme ”Vëllazërim Bashkim” po në Ulqin. Në këtë shkollë ai veçohet si njëri ndër nxënësit më të mirë të shkollës dhe kjo i ra në sy mësimdhënësit të gjuhës gjermane dhe e përzgjedh atë të vazhdojë studimet në njërin nga universtitet gjermane.
Pas kryerjes me sukses të fakultetit, Besarti nuk u ndal dhe javë më parë ai mbrojti temen doktoraturës “Essays in Public Economics” në Universitetin Goethe të Frankfurtit.
Sukses për çdo lëvdatë.