Lëvizja qytetare URA ka dalur me një kumtesë për opinion për rastin K1.
Kumtesën mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Kur njeriu mendon që kemi prekur fundin si komunitet në betejën lidhur me interesat e komunës së Ulqinit, qeverisja lokale na demanton. Faktikisht, tregojnë se si mund ta plaçkisin qytetin në mënyrë monetare dhe jomonetare, me vendime të padrejta të gjykatave dhe me ligje të cilat aprovohen në qetësi apsolute të organeve lokale. Ka disa javë, që Gjykata supreme ka vendosur pikën në çështjen K1 dhe që çdo ditë pritet bllokimi i zhiro llogarisë së komunës, pagesa e dhunëshme e 6 milon eurove të tërhiqet nga llogaria boshe e Ulqinit. Për hirë të informimit të drejtë të opinonit, duhet ti shpalosim disa fakte për aktivitetet të cilat URA i ka ndërmarrë për çeshtjen në fjalë, theksojmë se jemi të gatshëm me këdo dhe kurdoherë të ballafaqohemi me argumente.
1.Në qeverisjen lokale ishim nga 2014 deri në vitin 2016, dhe kjo është e vetmja periudhë në te cilën dikush është marrë në mënyrë sistematike me rastin K1.
2.Sikur çeshtja e kripores gjithashtu për neve ishte edhe çeshtja K1 prioriteti nr.1, për të cilën kemi parashikuar se mund të ketë një përfundim të till.
3.Të gjithë adresat relavante ndërkombëtare dhe vendore i kemi informuar, për këto aktivitete kriminalo-koruptive.
4.Publikisht jemi konfrontuar me përfaqsuesit e Atlas grupit për të cilën kanë njoftuar të gjitha mediumet, dhe jemi sulmuar nga mediumi i rregjimit informer.
5.Kemi njoftuar kryeministrin e Kosovës për rastin në fjalë dhe kemi kërkuar që të na dorzojnë dokumentacionin të cilin e posedojnë për këtë rast administrata e tyre.
6.Nënkryetari i atëhershëm i komunës së Ulqinit, Safet Beci kishte kërkuar nga Ministria e ekonomisë dhe Oda ekonomike e Kosovës të gjitha të dhënat që posedojnë për këtë çeshtje.
7.Ishim pjesmarrës në çdo seansë gjyqsore dhe kemi kërkuar largimin e gjykatëses Milica Popoviq e cila atëher udhhëhiqte me çeshtjen.
8.Me gjithë deputetët nga Ulqini, në Kuvendin e Malit të Zi kemi organizuar konferencën për mediume, dhe kemi njoftuar publikun për këto fakte skandaloze.
9.Kemi njoftuar të gjitha Ambasadat e huaja ne Mal të Zi.
10.Edhe pas deklaratave këmbëngulëse të ish kryetarit të komunës, që askush nuk dëshiron të merret me këtë çeshtje, kemi gjetur dhe angazhuar zyrën e avokatëve e cila, për herë të parë në menyrë sistematike e kishte përgaditur mbrojtjen. Mbas të cilës kemi pasur kthimin e çeshtjes në fillim dhe largimin e gjykatëses së lartpërmendur.
11.Me përgjegjësi deklarojmë që pas vitit 2016, e sidomos dy vitet e fundit askush nga komuna e Ulqinit, nuk është interesuar posaçërisht për rastin K1. Në të shumtën e rasteve nuk ishte prezent mbrojtësi për çeshtjen e pasurisë së komunës ,por në shumicën e rasteve ishte zavendësi i tij.
Pyesim publikisht, ku dhe çka nderrmorri qeverisja lokale për këtë çeshtje? Ku janë dhe çfarë ndërmorrën kryetart e komunës dhe te parlamentit Ljoro Nrekiq dhe Ilir Çapuni? Ku dhe çfarë kanë ndërmarr kryetarët e të gjithë partive që përbëjnë qeverisjen lokale në Ulqin, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka, përfaqsuesit e SD dhe BS, deputetët dhe Ministra e udhëhequr nga Ulqini – Luigj Shkrela, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka. Qeverisja lokale nuk pati dëshirë që në parlamentin lokal mos të ndëgjohet as edhe një fjalë për këtë vendim gjyqsor, e mos të themi që dikush nga këto të kishte ndermarrë diçka apo deklaruar për hirë të opinionit. Të kishte deklaruar diçka konkretisht për këtë rast lidhur me korrupsionin e shkallës së lart.
Dëshirojmë ta përsërisim atë të cilën e kemi deklaruar nga viti 2014 dhe deri te viti 2016, gjatë periudhës së cilës ishim pjesë e qeverisjes lokale, rasti K1 për ne ishte prioritet. Gjatë gjithë kohës kemi bërë presion politik në pushtetin ekzekutiv dhe në pushtetin gjyqsor që kjo çështje të hidhet posht dhe të rikthehet në fillim. Qytetarët janë ato të cilët mund ta gjykojnë kush dhe sa nga funksionarët të nivelit lokal dhe qendror janë brengosur për këtë çeshtje pas vitit 2016. Pse kemi sot heshtje absolute për këtë çeshtje? Ndonjëher do të ishte më së miri që mos të kishim fare qeverisje lokale, se siç e kemi. Më e rëndësishmja kur flasim për korrupsion dhe manipulime të pushtetit në nivel qëndror, duhet të dihet që personat të cilët sot janë në pushtet në komunë të Ulqinit, me atomin e fundit dhe në heshtje përkrahin këtë regjim. Kjo tregon për dyftyrsinë e cila është bërë praktikë. Në fund jemi të sigurt se as nuk do të skuqen nga marrja. Deri sa të grinden kush kujt i blevi parfum dhe kush pagoj kuj drekën, gjenerata të shumta të ulqinakëve do të paguajnë borxhet e huja, në rast se nuk do të shpërngulen në mërgim.