Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, mbas 300 vjetëve vizitojnë vendin e të parëve Shqipërinë e Kosovën
Nga Beqir SINA – Shkoder Tiranë
Fëmijët Arbanas : “ Alfabetin tonë të dashur ta ruajmë ne – Shpejtani o burrani se shkronjat tona janë të arta – ato duam ne – Shkronjat turqe edhe greke nuk janë për ne – leti mbajnë ato për vete! Shqipëri atdheu i dashur! Ne s’të lëmë ty varfër – mos kujto se të kemi harruar- Ne na ke bijë! Shqipëria vendi i dashur!
TIRANE : Me ftesë dhe kujdesin e presidentit të Shqipërisë zotit Ilir Meta, një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, kanë nisur dje një vizitë disaditore në Shqipëri, vendin e të parëve të tyre. Në pikën kufitare të Muriqanit shqiptarët e Arbanasit, u pritën nga Protokolli i Presidentit Meta, këshilltari për Ballkanin dhe diasporën Ambasadori Flamur Gashi , këshilltari i Presidentit Dritan Ylli dhe z. Fatjon Kodra. Në njërën nga Bashkitë më të mëdha në vend dhe qytetin ku të parët e tyre u shpërngulën 300 vjet më parë (Zadrima) në Shkodër – Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci, u pritën ngrohtësisht nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Adem’i mbasi kishin qëndruar natën e parë në njerin prej Hoteleve më luksoze në Shqipëri, Hotelin me pesë yje Grand Europa Resorts në Velipojë.
Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, turin e tyre nëpër vendin e të parëve Shqipërinë e nisën dje nga Bashkia e Shkodrës, ku ata janë pritur në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, dhe autoritet lokale ku është zhvilluar një bashkëbisedim i ngrohtë.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi mbasi iu ka uruar mirëseradhjen në qytetin e Shkodrës, Arbanasve foli për qytetin që ajo drejton histroinë dhe periudhat historike që kalojë ky qytet pushtim pas pushtimi prej nga perandoria otomane, sulmet serbo-malazeze dhe periudhën më të vështirë për këtë qytet dhe krahinë atë të “pushtimit” 45 vjecar të komunizmit.
“Vizita e sotme mund të konsiderohet si starti i një bashkëpunimi të mundshëm në mes Bashkisë së Shkodrës dhe asaj arbëreshe të Zarës në Kroaci, mbështetur mbi lidhjet e gjakut që i kanë rezistuar shekujve” tha Ademi ndërsa shpërndau disa dhurata simbolike nga Bashkia e Shkodrës.
Grupi i Bashkësisë së Arbëreshëve të Zarës në Kroaci, të cilët e quajnë veten Arbanas, e cila është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kryesishtë Zadrimës, Shkodër, dhe Kallmetit – Lezhë, u shprehen se ndiheshin shumë krenar që rrënjët e tyre janë shqiptare, dhe vlerësuan pritjen e kryetares së Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi si kryetare e Bashkisë së këtij qyteti që është qytet i të parëve të tyre, mbasi ata i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës.
Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të Bashkisë së Zarës, të cilët kishin përgaditur edhe një këngë të vjetër arbanase,me grupin e femijeve shqiptar të kënduar shqip po nga këta fëmijë :
“ Alfabetin tonë të dashur ta ruajmë ne – Shpejtani o burrani se shkronjat tona janë të arta – ato duam ne – Shkronjat turqe edhe greke nuk janë për ne – leti mbajnë ato për vete! Shqipëri atdheu i dashur! Ne s’të lëmë ty varfër – mos kujto se të kemi harruar- Ne na ke bijë! Shqipëria vendi i dashur! Zara Qytet ky me rreth 40 mijë banorë dhe që ka një komunitet, i cili dallohet për ndjenjat e forta kombëtare dhe kultivimin brez pas brezi të kulturës dhe gjuhës shqiptare, thane ata se kryetaret e bashkive Zadar dhe Shebenik, premtojnë se do të i rrisë kontaktet me Shkodrën dhe Shqiperine, nëpërmjet vizitave sidomos të grupeve të nxënësve të të dyja qyteteve Shkodrës dhe Zares në Koraci. “Vizita ka shkatuar shumë ndjenjësi dhe emocionalisht po percillet nga takime te ngrohta kudo me shqiptaret cka tregon se tani duhet që të angazhohemi, të gjithë së bashku dhe kjo ka konkretësi e frymë vëllazërimi te thënia “gjaku ynë i shprishur” (gjaku ynë i shpëndarë), që është thelbi i origjinës së përbashkët,” tha Ambasadori Flamur Gashi Ai duke folur nga salla e bashkisë së Shkodrës, ndersa eshte duke shoqëruar vizitën e Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, së bashku me protokollin e Presidentit Meta, këshilltarin Dritan Ylli dhe Fatjon Kodra, përshëndeti vizitën, duke thënë : « 300 vite pas, në dheun e të parëve të tyre ! Arbanasit e Zarës – Kroaci, në një vizitë të paharrueshme në Shqipëri dhe Kosovë, vendin e të parëve të tyre që u shpërngulën nga pushtimi otoman ca në jug të Italisë dhe ca të tjerë në Kroaci, Rumani dhe Bullgari. Sot jemi krenar dhe jemi të emocionuar të gjithë që kemi në vizitë këta pasardhës nxënës, mësues dhe familjar, pasardhësit të Josip Reles, Shime Deshpalit, Aleksandër Stipceviqit, sportist, gazetar, artist, shkrimtar, dhe biznesmen, shumë e shumë emrave të njohur të Arbanasve të Zarës, me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta,që po vizitojnë dheun e të parëve të tyre, duke filluar nga Shkodra, Lezha, Kruja, Tirana, Durresi, Berati, Prizreni, Prishtina etj, të cilat janë qytetet që do të vizitohen nga ky grup i vëllezërve dhe motrave të gjakut tonë të shprishur…» Në Tiranë, Presidencën e Shqipërisë, Grupi i Bashkësisë së Arbëreshëve të Zarës në Kroaci, të cilët e quajnë veten Arbanas, u pritën mjaft ngrohëtësisht edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta, gjatë fjalës së tij vlerësoi kontributin e shkëlqyer që komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë dhe vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona, si dhe kujtojë vizitën e tij dhe pritjen mjaft të ngrohtë të bërë nga Arbanasit në Kroaci vitin e kaluar.
“Jam shumë i lumtur që keni ardhur në Shqipëri, sepse ende i kam të gjalla ato përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja juaj në Zadar. Ka qenë një vizitë e mrekullueshme për mua, por edhe për Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, të cilën e falënderoj edhe njëherë për praninë e saj në atë vizitë”, – tha Presidenti i Republikës, duke theksuar se marrëdhëniet tradicionale mes shqiptarëve dhe kroatëve janë shembull për popujt e tjerë në Ballkan.
“Gjithashtu falënderoj ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila u bashkua me ne sot në këtë takim. Prania e saj është jo vetëm nder, por edhe tregues i vlerësimit dhe shprehje e miqësisë e lidhjeve të thella që bashkojnë në mënyrë të pandashme dy popujt tanë.
Ju, Arbanasit e Zadarit, por edhe komuniteti shqiptar në tërësi që jeton në Kroaci, jeni faktori më i fortë njerëzor që bashkon popujt tanë.Marrëdhëniet me Kroacinë janë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe tani që kemi nënshkruar dhe Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve jam i bindur se ato do të forcohen edhe më shumë”, – tha ndër të tjera Presidenti Meta.
E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë, znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila gjatë fjalës përshëndetëse theksoi ndër të tjera se:
“Jam thellësisht e lumtur për këtë takim, që i jep një impuls të ri marrëdhënieve historike mes vendeve e popujve tanë. Shqipëria është një vend shumë i dashur për mua, i përkryer dhe padyshim një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”.
Presidenti i Shqipërisë Meta në një lokal në kodrat e kryeqytetit, shtroi një drek për ndër të Delegacionit të Arbanasve të Zarës (Zadarit) të licët gjatë kësaj dreke shkëmbyen përshëndetje dhe emocione të pa përshkruara solli në këtë drek edhe këndimi i hymnit kombëtar të Shqipërisë nga grupi i fëmijëve arbëresh të Arbanasit e Zarës (Zadarit) , të cilët u përshëndetën ngrotësisht nga Presidenti Meta.
Po ashtu dje Delegacioni i Arbanasve të Zarës gjatë qëndrimit në Tiranë, vizitojë edhe Muzeun Historik Kombëtar, Sheshin Skënderbej, Pazarin e ri, Kalanë e Tiranës dhe Katedralen Katolike, Ndërkohë, që sot vizita në Durrës, vijonë me vizitën në kalanë e Krujës dhe kalanë e Beratit. Ndërsa, nesër Delegacioni i Arbanasve të Zarës udhëton për në Kosovës ku do të qëndrojnë edhe atje zhvillojnë vizita në Prishtinë e qytetet e tjera si dhe do të priten nga udhëheqësit e lart të Republikës së Kosovës.
Sic dihet Presidenti Meta, presidenti i parë shqiptar që ka vizituar arbëreshët e Koracisë gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre, ftesë e cila është përmbushur së fundmi me këtë pritje e cila ka lënë mbresa të jashtëzanoshme te Delegacioni i Arbanasve të Zarës, të paktën si po shprehen ata për gazeten Bota sot.